Këngëtari dhe ish banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku, ka konfirmuar së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Live From Tirana” në Top Albania Radio me gazetarin Ronaldo Sharka se është në një lidhje dashurie.
“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke lënë të kuptohet se e dashura e tij është jashtë vëmendjes mediatike.
Megjithatë, duket se Jozi nuk po arrin ta mbajë krejtësisht privat jetën e tij sentimentale.
Ditën e sotme, ai ka ndarë një foto në Instagram Story ku shfaqet në një ndeshje padeli me një vajzë, e cila edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e saj, ka ngjallur menjëherë dyshimet e ndjekësve se mund të jetë pikërisht partnerja e përfolur.
Në imazh vërehet një moment shumë natyral mes tyre, duke ndarë raketat dhe topat e padelit, ndërsa në postimin e tij shkroi: “We ♥ Padel” fjali e cila e bën edhe më të veçantë këtë postim.
Fansat kanë nisur menjëherë spekulimet në rrjete sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Jozi do të vendosë ta prezantojë zyrtarisht partneren e tij në të ardhmen.
Një gjë tashmë e kemi të sigurt, historia e tij me Loredanën i përket të kaluarës. /Prive By Liberta Spahiu