E trishte! Shp*rtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet e ngushëllimit nga miqtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale janë të shumta.

“Qofsh i xhehnetit HEROI I AMBASADAVE, çuni trim i Tirones, Fatos Kaceli! Ngushellime familjes dhe shoqerise. Lamtumire Tos kingu”, shkruan miku i tij Adriano Tufina.

Hyrja nëpër ambasada kishte filluar më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të Ambasadës greke dhe qytetarët u hodhën nga muret.

Më 23 qershor, Skoda Liaz e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e Ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18:00, Skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murin të Ambasadës gjermane duke e shembur për të lejuar vërshimin e njerëzve.

Mardalena Kelmenti, një mike e Fatos Kacelit, shkruan pikërisht për ngjarjen e ambasadave, duke theksuar se me qindra miq e shokë të shpërndarë nëpër botë, nga sot do ta ndjejnë mungesën e madhe të tij.

“Le shenja te medha brezit 90-tes shqiptare Mbetesh ne memorien e rinise atehereshme po dhe ne kujtese te perjeteshme sepse zemra jote luan rrezoi murin e diktatures”, shkruan ajo.