Me sloganin e fushatës së Donald Trump të stampuar në bluzë dhe me një grup amerikanësh, aleati i hershëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po shijon verën e nxehtë në rivierën shqiptare.
Kjo vizitë e tij në jugun e vendit tonë nuk është bërë publike nga “paparacët” apo fotot e shkrepura nga qytetarët, por nga vetë Grenell.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, ish-i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi video ku shihej duke lundruar me anije në ujërat kristal të bregdetit të Ksamilit, duke shijuar peisazhet dhe duke i treguar të gjithë botës bukuritë e Shqipërisë.

Por, në mesin e miqve të Grenell vihet re edhe njeriu që i ka “vjedhur” zemrën “besnikut” të presidentit të SHBA-së.
Matt Lashey ka vendosur që këto pushime t’i kalojë me Grenell duke shijuar Shqipërinë, ushqimin e mirë të vendit tonë dhe ujin kristal.
Kush është partneri i Richard Grenell, Matt Lashey?

Matt Lashey, prej vitesh është duke jetuar një histori dashurie me Grenell. Ai është një sipërmarrës në teknologjinë e shëndetit dhe më parë ka shërbyer si kujdestar i Grenell për pacientët me kancer.
Lashey luajti një rol të rëndësishëm në shërimin e Grenell nga kanceri, duke zhvilluar një aplikacion të quajtur chemoWave për të ndihmuar atë të gjurmonte ilaçet e tij dhe të menaxhonte efektet anësore.
“Për fat të mirë, mbështetja e palëkundur që mora nga kolegët e mi të Fox News dhe Matt më ndihmoi të kaloja këtë kohë të frikshme “, kishte thënë Grenell më herët.
)