Sot, 32 vite pa Tano Banushin, të madhin e të mëdhenjve aktorë të humorit shkodran!

Sot, shënohen plot 32 vite që skenës shqiptare, publikut shkodran por jo vetëm, i mungon një artist me plot kuptimin e fjalës, Tato Banushi. Teatri “Migjeni” aty ku dhe i madhi i të mëdhenjve të humorit shkodran mori me mijëra duartrokitje, mbase e ndien më fort mungesën e tij, e një njeriu që dikur mbushte sallën plot.

32 vite pa Tano Banushin dhe megjithatë është sikur ai nuk ka ikur kurrë, pasi ka lënë pas një vepër e cila nuk do të shuhet kurrë. Batutat e Tanos, skeçet e tij, kujtohen sot në çdo tryezë shkodrane dhe qeshin të mëdhenj dhe të vegjël.

Ai ndërroi jetë pak pas mesnatës së 7 gushtit të vitit 1993 nga një sëmundje e quajtur ceroza, nga e cila vuajti për vite me radhë.

Tano Banushi lindi më 4 shkurt 1927 në kryeqendrën e veriut, në Shkodrën e bukur. Përgjatë gjithë karrierës së tij artistike ai interpretoi mbi 1000 role. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, do të duhet një kohë e gjatë për t’u përmendur mbi 1000 rolet e tij në skenë, mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike.

Sot, 32 vite pa Tano Banushin, të madhin e të mëdhenjve të

Tano Banushi

Fillimet.. “Në dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi”, do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini.

Për të vijuar më pas në komedinë “Pashuku” të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbëtori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve “Vasil Shanto”.

Në rolin e marinarit në “Një tragjedi optimiste” të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë “Prefekti” të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te “Fejesa” e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia “Hej moj babë” të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia “Këshilli i ndrikullave”, të Sh.Mitës, në vazhdim të plotësimit të portretit Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit të Shkodrës.

Brenda një shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanesh. Brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, paradine, vodevilin, intermexon, etj.