Pasi pranoi publikisht se është në një lidhje me një vajzë shqiptare jashtë botës së ekranit, Jozefin Marku duket se nuk po e fsheh më plotësisht jetën e tij private.
Së fundmi, ai ka ndarë një foto në Instagram nga një ndeshje padeli, ku shfaqet me një vajzë, megjithëse fytyra e saj nuk dallohet.
Por ndjekësit kanë vënë re shpejt se bëhet fjalë për të njëjtën vajzë me të cilën Jozi u pa përqafuar në një koncert pak ditë më parë: Xhoana Toshi.

Emri i saj ishte përfolur edhe më herët si personi që mund të kishte fituar zemrën e tij, por tashmë gjërat po bëhen më të qarta.
Në foton me raketa padeli, Jozi shkruan: “We ♥ Padel”, një frazë që ka marrë kuptim të ri pasi identiteti i vajzës është zbuluar. Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, sinjalet flasin vetë: marrëdhënia duket se është më shumë se një miqësi.