Ish-gardisti i Sali Berishës plas dosjen e zezë! Ja vr*sjet ku është implikuar kreu i PD dhe emrat e pushtetarëve…

Paro Laçi, ish-gardisti dhe ish-besniku i Sali Berishës, ka shpërthyer në akuza tronditëse ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një rrëfim, Laçi zbulon planet për një padi kolektive në Bruksel kundër Berishës, përfshirë urdhrat për eliminime fizike në vitet ’97-’98, tentativën për vrasjen e Ilir Metës në Belgjikë, atentatet ndaj politikanëve të tjerë dhe rolin e SHIK-ut. Laçi tregon gjithçka dhe paralajmëron: “Nëse drejtësia shqiptare nuk vepron, do ta çoj Berishën para gjykatës ndërkombëtare në Bruksel.”

-Si i komentoni ngjarjet në ’97?

’97 është një mister i jashtëzakonshëm dhe nuk është se ka pasur shumë zbardhje për episode dhe për ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik, por që ende mbeten të pazbardhura. Duhet të prek dy aspekte që, nëse do dëshironte drejtësia të zbardhte, shumë gjëra në Shqipëri do ishin zbardhur. Ditët e sotme janë ndryshe. Nuk ka njeri që nuk do të ndëshkohet dhe, si unë, duhet të flasin të gjithë çfarë dinë për ’97-ën. ’97 ka shumë mistere. Mistere nga të cilat ku janë rrahur gazetarë shqiptarë e të huaj, ku janë kërcënuar me jetë dhe kanë tentuar dhe t’i vrasin shumë politikanë për motive sepse tentonin t’i zinin vendin e Sali Berishës dhe egërsia e tij nuk pati fund deri në ditët e sotme. Sali Berisha ka tentuar dhe ka bërë një plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Kjo ka ndodhur në Bruksel, në atë momentin që ku është bërë një përplasje mes tyre. Kam qenë dhe unë dhe Sali Lusha, shumë tropojanë e laçianë e të tjerë e të tjerë përkrah Sali Berishës. Dhe kjo ka ndodhur kur është rrahur Paskal Milo, kur i është zënë rruga Fatos Nanos, i është gjuajtur dhe Fatos Nanos, pavarësisht se ai s’e ka pranuar. Dhe kjo ka ndodhur në pranverën 2001-it. Atëherë do t’i rikthehem faktit edhe kohës duke i treguar Sali Berishës vetë në vetë të parë që ta dijë ai vetë shumë gjëra, sepse ma ka përmendur dhe emrin, ka thënë: “T’i themi gjithë troç, Laçi paguante.” Po, Laçi paguante hotelet e Sali Berishës. Laçi paguante kartën e telefonit roaming të Sali Berishës, që më ka ardhur fatura 4000 euro që ka biseduar Sali Berisha me kartën e tij. Kam paguar hotelet në Francë. Le t’u rikthehet memoria e të gjithë atyre që i kanë shoqëruar Berishën, që kanë shtruar dreka e darka në Champs-Élysées, që i kanë paguar dreka e darka në Bruksel, që kanë paguar hotel kudo që lëvizte zotëria e tij. Po, aty i ka paguar zoti Laçi. Ky rast ka qenë i këtillë. I kujtohet shumë mirë mendoj Genc Pollos, ku i është afruar Paro Laçi, ose Përparim si mund ta quajnë atë, si të duan, së bashku me Sali Lushën, dhe në hollin e hotelit, në recepsion, i është bërë presion Genc Pollos.

-Pra, ngjarja ka ndodhur në Bruksel?

Në Bruksel, në Renaissance Hotel, është hoteli ku rrinë të gjithë eurodeputetët. Dhe ne ishim futur me target si refugjatë politikë, si kishim një degë të Partisë Demokratike, ku ishim një grup demokratësh, ku unë isha president i kësaj dege, dega e parë që është hapur jashtë Shqipërisë e Partisë Demokratike. Unë kam qenë president i Partisë Demokratike, ka zbuluar Partinë Demokratike në Belgjikë. Dhe në atë rast, plani ka qenë shumë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Metës. Dhe Ilir Meta le ta deklarojë vetë se pse s’mori pjesë si kryeministër i Shqipërisë. Se po nga mesi jonë, nga grupimi jonë, ka ndryshime. Duhet të na ketë bërë spiunimin Sazan Canaj, i cili punon dhe sot e kësaj dite, ka punuar me vite të tëra në shkallët e policisë, i cili shpëtoi dhe Fatos Nanon duke i thënë: “Shef, largohu se janë shumë të pirë, se e kanë me ty, e kanë me Ilir Metën.” Dhe plani ka qenë shumë i kurdisur. Atëherë zoti Gjinushi e ka parë me sytë e vet se si në autostradë ka shkuar duke u rrethuar, një nga një, të gjitha makinat ku kërkoi Ilir Meta. Ilir Meta do ekzekutohej, ke parasysh? Dhe vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha, edhe nëse s’do kishte aftësi dhe mundësi ta vriste. Por në autostradë ka qenë ambasadori Artur Kuke dhe Skënder Gjinushi, të cilët janë shtangur me rrethimet që ne i kemi bërë të gjitha makinave të delegacionit dhe ulërimat dhe sharjet që kemi bërë në aeroportin e Brukselit. Dhe Sali Berisha ka shkuar ka fjetur te Sofitel, që të ishte larg ngjarjes, ku ta priste të hapte shishen e shampanjës për vrasjen e Ilir Metës, sepse Ilir Meta do vritej me urdhër të Sali Berishës ato ditë. Por siç duket, ngaqë ishte kryeministri i Shqipërisë, kishte një informacion dhe, me sa di unë, ambasador, ambasada shqiptare, konsulja, i ka çuar informacion vetë Shqipërisë që janë përgatitur një grup kështu e kështu. Dhe gazetat e shtypit të asaj kohe kanë shkruar që “Brukseli numër dy do të bëhet në Londër”. Dhe këto kanë qenë gjithë kurdisjet dhe krimet që janë mbi shpatullat e Sali Berishës.

-Ju ishit te grupi që donit të ekzekutonit zotin Meta me porosi, apo ishte iniciativa juaj për të ndihmuar zotin Berishën?

Me porosi të Sali Berishës, siç ka qenë me porosi të Sali Berishës eleminimi i Rexhep Mejdanit, siç ka qenë me porosi të Sali Berishës vrasja e Neritan Cekës, siç ka qenë me porosi. Po flas jo për një person të tretë të porositur nga unë. Porositur ardhur te unë dhe nëse ne do mundoheshim ta realizonim, Ilir Meta do vritej në Bruksel. E dinë gjithë bashkëatdhetarët tanë dhe vrasjen do ta mbante Sali Lusha për arsye se Ilir Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij, që sot është heroi i demokracisë, i cili është vrarë me datë 28 Nëntor, ditën e flamurit. Dhe kjo ka qenë plani i mirëkurdisur i Sali Berishës. Le të ngrihet dhe të flasë vetë ambasadori i asaj kohe, Artur Kuke, se si ne i kemi bllokuar. Ka ndodhur vetëm një rast në Bruksel që delegacionet ndalohen në autostradë nga persona të mirëorganizuar nga Sali Berisha. Dhe e di Sali Berisha shumë mirë se si na organizoi, si na pruri makinat potente, tipi i fundit. Sali Berisha, le të flasë për hotelet që kam paguar, për mbështetjen që kam dhënë unë personalisht, le të flasë Sali Berisha. Edhe të çohet, po duhet dhe mos ta pranojë. Por duhet të shikohet mirë kjo ngjarje si shumë ngjarje të tjera të ’97-ës.

-Laçi, përse, përse flisni në këto momente për këto ngjarje tronditëse?

Përparim Laçi: Sepse i erdhi koha për të folur. Unë kam folur edhe në Facebook, kam edhe fotot e mia, Sali Berisha është në prerë me fëmijët e mi. Po të shkoni në Facebook-un tim në maj të 2011-ës, i kam postuar shumë gjëra. Kam thënë shumë gjëra. Nuk më vjen turp t’i bëj gjërat mediatike. Unë gjërat i kam bërë privatisht. Kurse këto janë deklarata që po i lëshoj sot sepse i ka ardhur koha. Dhe kështu Sali Berisha le të ngrihet dhe të deklarojë që s’ka dhënë këto urdhra. Jo të ngrihet dhe të më thotë mua, Sali Berisha le të ngrihet dhe të deklarojë që s’ka folur në Parlament kur ishte pyetja: “Ku e ke Paro Laçin, që ma mbaje si kajmakun e Tiranës?” Është shkruar në Parlament. Janë të shkruara këto. Të ngrihet Berisha dhe të thotë për pasaportat e shërbimit që na dha neve, kur u larguam, ishte akoma president. Pasi kishte humbur zgjedhjet, na pajisi të gjithëve me pasaporta shërbimi. I pari kam qenë unë etj. Po nuk i ka më këto njerëz mbrapa. Çohu të thotë që s’na ka folur në mes të Parlamentit për neve dhe ka thënë: “Ruajeni Tiranën mos t’ju digjet.” Tani, çfarë ka ai që do të djegë Tiranën? Për çfarë? Për çfarë do të djegë Shqipërinë? Sepse i ka ardhur koha të paguajë atë që ka bërë, se duhet t’i paguajë një ditë. Kujt i ka dhënë urdhër, kush e rëndoi mes Tiranës, kush i gjuajti gazetarë, telekamera, kush ka rrahur gjithë popullin shqiptar, kush dogji lokalin e Yllit. Le të çohet Berisha t’i deklarojë këto dhe pse u dogj, dhe ishte Sali Berisha që urdhëroi personalisht të digjet lokali i zotit Fidel Ylli. Nuk ishte bërë dëm i madh. Jo, se më shumë klientelë ka pasur pasi e kemi djegur lokalin, sepse ia kemi djegur njëherë, e kemi djegur disa herë. Sepse Sali Berisha ka thënë urdhër: “Mblidhni para orës 12 të gjithë komunistët dhe socialistët, shkoni, rrihini të gjithë.” Le të thotë kush se s’është rrahur aty nga banda e Sali Berishës, të veshur me rrobat e Sali Berishës, ose le të thotë që s’kam qenë unë prezent. A kupton? Të gjithë këta çuna që sot nuk i shkojnë më mbrapa Sali Berishës duhet të flasin, po ka gjetur disa të tjerë që më vjen shumë keq, se shoh vetveten, që ju ka bërë shiringën në tru, lavazh truri. Kush na e solli për 34 vjet demokracinë? Nuk na e sjell më Saliu demokracinë. Ne kemi qenë popull demokrat, kemi qenë popull i lirë gjithmonë. Unë jam rritur i lirë dhe kohën e diktaturës kam qenë i lirë. Kam folur, kam sharë, kam parë, dhe do jem demokrat gjithë jetën. Nuk më ka bërë demokrat Sali Berisha.

-Këto akuza që po bëni janë të motivuara për ndonjë mllef personal, apo i keni parimore këto qëndrime?

Po të ishte puna që kam një mllef personal me Sali Berishën, i drejtohem, i shkruaj në postën e tij elektronike. E drejta zhytet, por nuk duhet të mbytet. Dhe unë jam me atë që, një njeri që ka mundësi të thotë një të vërtetë, duhet ta thotë atë të vërtetë kurdo që t’i vijë koha. Unë nuk është se kam qenë personalisht i motivuar të bëj veprime të tilla dhe nuk është se jemi motivuar për një përfitim. Le të dalë të thotë Sali Berisha që unë kam marrë 5 lekë, ose le të dalë të thotë sa herë kam paguar. Se e di dhe Ridvan Bode, e di dhe Spartak Gjela, e dinë që kam paguar. Të gjithë e dinë që e kam paguar. Dhe ai del, më vë lloj-lloj epitetesh me një dosje që ma ka bërë nipi i tij. Dhe unë kam vuajtur nga drejtësia. Unë jam arrestuar, jam shoqëruar në komisariat me gjithë kapitenin e Partizanit pa asnjë lloj motivi. Nga kush? Nga Tropojani që e pruri Sali Berisha, shefi i komisariatit numër dy, të cilit ia kam përmendur emrin. Sot është i arrestuar në burg. Nuk e di hallet e veta, s’dua t’ia përmend sot ? Kur ligji për sportin e ka që të ndihmojë presidentin për mbarëvajtjen e asaj, ai çfarë na bëri? Na shoqëroi të dy. Pse? Se Alert Alsani e dinë gjithë tifozat, erdhën, u mblodhën te komisariati numër dy. Alert Alsani mbas tij u ndërrua, iku në dush, desh të vinte të ulej në stol. Unë i thashë: “Ulu në stol se është pjesë e ekipit, s’e ka nxjerrë me të kuqe arbitri.” Na morën të dy në komisariat, në një birucë me kapitenin e ekipit. Na mbajtën disa orë e na lëshuan pastaj. Për presion që unë t’i lejoja të ndërtonin aty. Nuk kam dashur unë kurrë të ndërtoj aty. Nuk kam dashur kurrë të përfitoj aty. Siç e tha edhe deputeti i PS-së: “S’kanë qenë ikonat e Partizanit.” Në momentin që ka ardhur trupi i pajetë i të madhit Panajot Pano, kur e kemi pritur në aeroport dhe i kemi vënë bluzën me emrin e Panajot Panos sipër trupit të pajetë dhe tek Pallati i Kongreseve, ku u bë ai homazhi, ke parasysh, gruaja e zotit Panajot Pano më ka thënë: “Aman, mos i lëshoni fushat!” Sa herë pinim kafe me ikonat e Partizanit: “Aman, President, po i shpëtoni ato terrene?” E kupton? Sepse tha, Panajot Pano vdiq në Amerikë me atë brengën në shpirt: “Do shpëtohen fushat apo jo?” Unë jam tifoz. Kam qenë tifoz, kam qenë në shkallët e stadiumit, pastaj kam qenë drejtues ekipi dhe unë do vdes tifoz, sepse tifozllëku nuk blihet, nuk shitet, nuk ndërrohet me asnjë gjë. Tifozllëku është në gjak.

-Çfarë komenti keni për trazirat e 14 Shtatorit të vitit ’98, që ishin padyshim si pasojë edhe e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari. Çfarë ndodhi dhe në atë periudhë kohe?

Në atë periudhë kohe, unë kam qenë azilkërkues politik në Belgjikë edhe nuk kam qenë aty personalisht. Kam ikur atëherë në ’97-ën, me ato pasaportat që na dha Berisha mua me gjithë familjen, me pesë anëtarë të familjes. Nuk kam qenë prezent, por dihet shumë mirë, familjarët e të ndjerit Azem Hajdari, pavarësisht në heshtje, nën heshtje, edhe ballëpërballë me mua, si vëllai, si ai që ka qenë prezent kur është vrarë, shumë ia dedikojnë Berishës atë vrasje. Më shumë se Fatos Nanos, ia dedikojnë Berishës. Më shumë se bandave, ia dedikojnë Berishës.

-Po përse?

Me sa kam unë informacionin tim, Fatmir Hajdari, nusja e të ndjerit Azem Hajdari, hero i demokracisë, ka qenë tamam idhulli i demokratëve, do shkonte me gjithë të shoqen në shtëpi atë ditë dhe thonë që e ka kthyer Sali Berisha. Dhe më mirë duhet ta dijë Sali Lusha, më mirë e dinë Izet Haxhia, më mirë e dinë të gjithë ata çuna që janë demokratë, që sot nuk janë pranë Berishës sepse e kanë kuptuar. Grupi i Sali Berishës, siç thonë tani “bandat e armatosura”. Unë nuk kam vjedhur asnjë armë, jam armatosur në Gardën e Republikës së Shqipërisë, dhe kemi marrë një armatim tjetër tek SHIK-u, ku jemi furnizuar me armë shumë të rënda dhe kemi ikur në drejtim të Qafëshumicës, ku na është dhënë urdhër në ’97-ën: “Nëse do shihni dy vetë dhe njëri i armatosur, do t’i vrisnit të dy.”

-Pra, ka pasur rol edhe SHIK-u në atë kohë, apo jo?

Gazidede ka pasur rolin kyç. Gjenerali Agim Shehu, ka pasur rolin kyç. Por rol kanë pasur ata, ishin zbatoheshin urdhrat e Sali Berishës. Urdhrat kanë qenë nga Sali Berisha. Nuk mund të thotë asnjë që urdhrin e jepte dikush tjetër.

-Ndërkohë, zoti Laçi, kanë kaluar shumë kohë që nga ajo periudhë kohe. Po bëhen dekada. Ka një ndryshim, ose të paktën kjo është në dukje, te zoti Berisha. Që kur u kthye në pushtet 2005-2013 pati vetëm episodin e rëndë të 21 Janarit ku dhe atje u përfshi Garda në ekzekutimin e katër protestuesve të opozitës. Por nuk është se ka pasur akte dhune ndaj gazetarëve, incidente të tjera, apo jo?

Nuk mund të kthehet më ai viti famëkeq i ’97-ës, nuk mund të kthehet më ai viti famëkeq i ’96-ës, ku nëpër komisione, me pistoletë në dorë, janë vjedhur votat. E dinë shumë mirë komisionerët e PS-së që i kanë hequr mbi kurriz, sepse u kthye, u modernizua Berisha. Berisha u kthye, u bë një “hajdut me çizme”, i themi në gjuhën popullore. Edhe atëherë ne mendonim njeri të ndershëm, njeri që nuk vjedh, njeri që e do Shqipërinë. Dhe pastaj njerëzit filluan të seleksionoheshin. Nuk kishin ndërmend njerëzit të shkonin mbas një hajduti dhe ai atëherë zgjodhi mënyra të tjera dhe i dimë shumë mirë se si janë mënyrat e tjera.

-Pra, këto janë bërë në ’96-ën, po thoni?

Jo, ’96-ën e kemi marrë me pistoletë, me krye të armës. Mbas ’96-s, e drejtuat shumë bukur pyetjen: “Pse s’rrahën më gazetarët e të tjerë e të tjerë?” Sepse tani dolën metoda të reja, më të specifikuara. Gazetarit i bëhet presion te shtëpia. Gazetari blihet me lekë. Gazetari ka kundërpeshën e vetë, që kanë analistët e tyre. Ka njerëzit nëpër këto faqe të internetit që shkruajnë dhe shajnë. E kupton?

-Përmendët disa emra, ka emra të tjerë që janë ende pranë zotit Berisha, apo janë larguar pothuajse të gjitha dhe nuk ka më individë të përfshirë drejtpërsëdrejti në enturazhin e zotit Berisha në PD?

Unë të garantoj një diçka që Sali Berisha nuk ka më njerëz pranë që t’i drejtojë të armatosur për të djegur Tiranën, të kthehet qetë policia. Do kenë disa akte shumë të vogla sepse nuk ka më pranë asnjë nga ata njerëz të cilët ishin të gatshëm të hidheshin dhe në flakë për Sali Berishën, sepse ishin të gatshëm jo sepse Sali Berisha i furnizonte me një panine ose me 5 lekë. E dinë shumë mirë që unë kur mblidhja njerëz për Sali Berishën, nga fondet e mia personale i paguaja njerëzit, në atë periudhë kam qenë i pari te PD-ja. E dinë të gjithë. Nuk mund të thotë se më ka dhënë lekë. Po s’mund të thonë dhe demokratët që vinin merrnin pjesë jo me tabela kundra Vranickit e çfarë bënin, të gjitha çfarë bënim i paguaja me lekët e mia. Sot nëse i mbledh dy njerëz me lekë, ai siç vjen për 5 lekë të lë për 2 lekë dhe është shumë e qartë. Atëherë ne kemi qenë disa njerëz, e ka folur shumë mirë Berisha në Parlament, kur i kanë drejtuar pyetjet për t’u hapur këto probleme që janë bërë pasaportat e shërbimit, dhe tha: “Ata njerëz kanë shpëtuar Tiranën mos të digjet nga ju.” Ne në grykë të flakës kemi ruajtur ato pak institucione, të cilën e ka thënë në Parlament ai. Ato pak institucione që shpëtuan pa u djegur në ’97-ën nga revanshi që u bë, dhe është totalisht gabimi i Sali Berishës.

-Nëse drejtësia do t’ju kërkojë, jeni gati të jepni dëshminë tuaj nëse do ketë gjithmonë?

Nëse drejtësia nuk do më kërkojë, do të them një shprehje më të fortë akoma: Nëse drejtësia e Shqipërisë është e blerë, nëse drejtësia në Shqipëri nuk do të ecë, Sali Berisha e di shumë mirë se çfarë jam i aftë të bëj. Dhe Sali Berisha do të përballet. Ky është hapi i fundit që do të bëhet. Është një Gjykatë në Bruksel. Sali Berisha e di shumë mirë sepse jemi mbledhur njëherë të gjithë demokratët në Bruksel, sepse nuk na ka mbajtur me bukë Sali Berisha. Ne e kemi mbajtur dhe kemi bërë shumë për Sali Berishën. Është një gjykatë… një padi kolektive. Do mblidhemi aq sa e përmban ligji. Do marrim një staf shumë të fortë juridik, avokatët më të zotët që ka Europa dhe bëjmë një denoncim Sali Berishës. Kështu që të rri i qetë. Drejtësia në Shqipëri, edhe po nuk e zgjidhi, do zgjidhet në këtë lloj mënyre. Sa ta kem shpirtin gjallë, do t’i drejtohem gjithë hallkave të drejtësisë. Quhet padi kolektive, ku mblidhen 50, 30, 40, 100 shqiptarë, sa ta përmbajë ligji, dhe do denoncojmë gjithë këto gjëra që të gjithë i dimë, të gjithë i flasim, si gazetarë, si të rinj, si moshë e vjetër, si ish-ministra, si ish-drejtorë drejtorish. Të gjithë i dinë këto gjëra dhe do, aq sa dimë gjithsecili veç e veç dhe të gjithë bashkë, do përgatisim një denoncim, një padi kolektive, dhe në momentin që ajo të marrë rrugën, nuk ka më ryshfet, nuk ka më para që e blen atë gjykatë. Marre nga Sot.com.al