Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku dy motra kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti.
Lidhur me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh të fortë dhe prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve të reja dhe duke bërë apel për më shumë kujdes në rrugë.
“Sot u shua jeta e dy motrave të reja në një aksident rrugor. Dhimbje që nuk shërohet, plagë që nuk mbyllet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tyre.
Një moment shpejtësie, një çast pakujdesie… dhe gjithçka humbet. Ju lutem, ngadalësoni! Kujdesuni për veten, për pasagjerët, për ata që ju presin në shtëpi. Asgjë nuk është më urgjente se jeta.”, shkruan Ejlli.