Noja, shkodrani që për qejfet e tij, futi në sh*rr bionden dhe brunen

Ju kujtohet “Noja” prej Shkodre, djali “playboy” që futi në sherr një bjonde dhe një brune? E kemi fjalën për fenomenin Ndue Preka (Noja) për të cilin në vitin 2020 gocat shkulnin flokët për të, madje dy prej tyre, Margarita Gjoni dhe Brisilda Rroku bënë sherr me njëra-tjetrën në qytetin e Shkodrës.

Ishte gusht i vitit 2020 kur Margarita Gjoni dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht dashnoren e të dashurit të saj Noja, Brisilda Rrokun. Për Nojën qejfli që kërkonte të mbante dy kunguj nën sqetull, u rrahën dy goca, teksa shumë të tjera nisën të tregonin simpati përmes tatuazheve, mesazheve dhe komenteve.

Dhuna mes dy vajzave për një mashkull tregoi një mesazh negativ për shoqërinë, teksa nuk mori asnjë dënim nga drejtësia, pasi Gjykata e la të lirë Margaritën dhe kjo disa ditë pas ngjarjes. Telenovela vijoi me episodin kur Noja publikoi një foto në kishë, si pendesë për t’ju falur mëkatet.

E kur të gjithë menduan se Noja iu kthye rrugës së Zotit, papritur e morën në sysh. Në qershor 2024 Ndue Preka i njohur ndryshe si Noja i Artës kontigjent në pazare droge u plagos me armë në qytetin e Shkodrës nga një person i identifikuar si Klodian Guraleci.

Kanë kaluar 5 vite dhe ky serial që ia kalon telenovelave spanjolle vë në pah një shoqëri që duhet përmirësuar. Kemi një Noja donzhuan dhe me precedentë, një Margaritë që përpiqet t’i tregojë dashurinë një mashkulli playboy dhe një Brisildë që me ose pa faj u bë një e tretë te një çift.

Në situata të tilla duhet ta dimë që respekti i femrës ndaj femrës sjell shoqëri më pak maskiliste dhe të emancipuar. Dy vajza, një mashkull, dhe një sherr i paparë, kjo është receta e ‘dashurisë’ në stilin Noja, por jo i këshillueshëm të ndiqet.

Përfundimi i serialit Noja është më shumë se një histori dashurie e dëshpëruar dhe një sherr për një mashkull. Është një pasqyrë e një shoqërie që ende lufton për të kuptuar vlerat e respektit dhe dinjitetit, ku femrat shpesh janë të detyruara të luftojnë për një mashkull që nuk e meriton këtë betejë.

Sot te tre kane vijuar jeten, dhe nuk kane me probleme me njeri- tjetrin