Vr*u me th*ke gruan, ja pyetja tr*nditëse që Pandeli Nakoleci i bëri të bijës në sallën e gjyqit

A e dije se nëna jote më tradhtonte?”. Kjo ishte pyetja tronditëse që Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i drejtoi vajzës së tij 18-vjeçare gjatë përballjes në polici, pas vrasjes së bashkëshortes së tij, nënës së 4 fëmijëve, në Volos të Greqisë. Fillimisht ai i tha vajzës që nuk donte ta vriste 36-vjeçare dhe se ishte i hutuar në momentin kur mori t8ikën në dorë, por më pas u justifikua duke thënë se gruaja e kishte provokuar dhe e tradhtonte, duke përforcuar xhelozinë e sëmurë që e kishte shfaqur edhe më herët.

Një rrëfim i motrës së të ndjerës Marjola Nakoleci, publikuar në mediat greke, hedh dritë mbi një histori të gjatë dhu ne e abuzimi në çiftin që ishin njohur që në moshë të re me njëri-tjetrin.

Sipas saj, në momentet që u shfaqën krizat e para bashkëshortore, 40-vjeçari e kishte përd unuar për ta lënë shtatzënë, duke e mbajtur të lidhur pas vetes që të mos divorcohej.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur lindi fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte para fëmijëve dhe u thoshte atyre: Mbylleni gojën, rrini larg”, tha ajo. 

Ajo kishte bërë disa aborte, tregoi e motra, duke shtuar se Mariola jetonte nën dh unë fizike, psikologjike, dhe kërcënimin e vazhdueshëm se nëse do të largohej ai do t’i bënte keq fëmijëve. Pikërisht frika për jetën e fëmijëve tha se e pengoi 36-vjeçaren të denonconte bashkëshortin tek autoritetet.

Marjola Nakoleci, u vra paraditen e 22 gushtit, pas një sherri të dh unshëm të ndodhur para syve të fëmijëve. Autori, e qëlloi me t*kë në hyrjen e pallatit ku banonin, dhe më tej u arratis për më shumë se 24 orë derisa u gjet nga policia greke jo shumë larg shtëpisë, i veshur me rroba të tjera të marra nga kazanët e plehrave. Dëshmitarë okularë thanë se gjatë arrestimit ai u bërtiste policëve: “Ia bëra mirë, ajo e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Pandeli Nakoleci rezulton disa herë i dënuar. Familjarët në Shqipëri thonë se ishte me kartelë dhe përfitues i kemp-it në vendlindje. Në Greqi ishte nën trajtim psikiatrik me urdhër të prokurorisë, ndërsa vetëm pak muaj më parë ishte shtruar në spital. Autoritetet do të hetojnë edhe kushtet në të cilat shqiptari la spitalin psikiatrik.

Hetuesit kanë ngritur akuzë për vrasje me dashje ndaj një viktime të dhu nës në familje. Nakoleci do të dalë të martën para gjykatës për masën e sigurisë. Ndërkohë, është urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen pranë të afërmve të nënës së vrarë.

Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, përpara syve të fëmijëve në apartamentin e tyre në Volos të Greqisë, duket se pohon çdo dëshmi të dhënë kundër 40-vjeçarit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me th*kë. Ka qenë sulmi me th*kë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë. Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.

Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dh unën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhu nës psikologjike, fizike, por dhe s*ksuale.

Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përd*unuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin. Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dh*në, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për mediat greke. Avokati Vasilis Noulezas, është shprehur fillimisht se Nakoleci është penduar dhe ndihet “i shkatërruar” për krimin e bërë ndaj nënës së fëmijëve të tij.

“Ai është padyshim i penduar… i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e tij një grua që e donte dhe me të krijoi një familje, me të cilën solli në këtë botë katër fëmijët”, tha avokati, siç raporton media greke taxydromos.gr.

Por, Nakoleci, në momentin që u arrestua nuk shprehu pendesë, pasi u shpreh “mirë ia bëra, po më tradhtonte.” Për këtë deklaratë, avokati i 40-vjeçarit tha se ky krim brenda familjes erdhi si pasojë e “sjelljes provokuese të gruas së tij”.

“Ndoshta sjellja provokuese e 36-vjeçares, ndoshta partneri i ri në jetën e saj e zemëroi atë duke bërë që të humbte durimin. Ky nuk është justifikim për marrjen e jetës njerëzore, ai e kreu këtë krim të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, shtoi më tej mbrojtësi i 40-vjeçarit.

Por, si duhet të kishte reaguar Pandeli Nakoleci? Me qetësi dhe pa përdorur dh8në, sqaron avokati.

“Unë si person jam vërtet i tronditur dhe i shkatërruar. Ai duhej të kishte treguar qetësi. Nëse ishte e nevojshme, të kishte kthyer një faqe tjetër në jetën e tij, pa iu drejtuar dhunës”, tha avokati Noulezas.