Një grup vajzash spanjolle po bëjnë bujë në rrjetet sociale pasi kanë ndarë një mesazh të veçantë për pushimet e tyre në Shqipëri. Në një video të publikuar online, ato shihen duke u argëtuar dhe duke ftuar bashkëkombësit e tyre që të vizitojnë vendin tonë.
“Hello to my all Spanish people, if you pass through Albania, come and pass, yes or yes” – dëgjohet duke thënë njëra prej tyre, duke e kthyer klipin në një moment viral.
Shqipëria, destinacioni i ri për turistët e rinj
Mesazhi i vajzave spanjolle është pritur me entuziazëm, duke treguar se Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si alternativë ndaj destinacioneve të shtrenjta të Mesdheut, si Ibiza. Bregdeti shqiptar, çmimet më të përballueshme dhe festa të gjalla janë disa nga arsyet pse të rinjtë po e zgjedhin gjithnjë e më tepër Shqipërinë për pushime.
Videoja po shpërndahet masivisht në rrjet, duke u kthyer në një tjetër reklamë falas për turizmin shqiptar gjatë sezonit veror.