Qeveria ne ankth per ministrat e rinj! Edi Rama ben levizjen e bujshme: Largohet nga Shqiperia per

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që do të zhvillohet në qytetin slloven midis datave 1 dhe 2 shtator.

Në punimet e Forumit të 20-të të Bledit, shefi i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një fjalë në një nga panelet e liderëve.

Së bashku me Ramën në forum do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković dhe ai malazez, Milojko Spajić. Në rang Presidentësh, do të jenë të pranishëm Alar Karis e Estonisë, Petr Pavel i Çekisë, Jakov Milatović i Malit të Zi dhe mikëpritësja nga Sllovenia Nataša Pirc Musar.

Ajo çka bie në sy është fakti se në listëprezencë mungon emri i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti por edhe ai i Presidentes Vjosa Osmani. Prishtina zyrtare do të përfaqësohet në Forumin Strategjik të Bledit vetëm përmes ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla.

Të gjithë presin qeverinë e re/ Rama ikën në Slloveni