Trump hidhëron Ramën dhe gëzon Berishën,ja cfare ka kerkuar ti behet George Soros dhe djalin e tij!

Trump: George Soros dhe djali i tij duhet të përballen me drejtësinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar ndjekje penale për George Soros dhe djalin e tij Aleksin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth”, ai shprehet se ata duhet të akuzohen sipas ligjit federal RICO, një dispozitë e përdorur zakonisht kundër organizatave kriminale. Sipas Trump, Soros dhe djali i tij kanë mbështetur “protesta të dhunshme” në të gjithë SHBA dhe janë përgjegjës për “dëme të mëdha kundër vendit”.

“George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm, por Radikal i Majtë, duhet të akuzohen me ligjin RICO për shkak të mbështetjes së tyre për protestat e dhunshme, dhe për shumë gjëra të tjera, në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shqyejnë Amerikën më tej, duke mos i dhënë asnjëherë as edhe një shans që të “MARRË FRYMË” dhe të jetë E LIRË. Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëm të madh vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju ndjekim! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkruan ai!

Kjo deklaratë e pazakontë vjen në një moment kur Trump po rrit tonin kundër çdo strukture që perceptohet si pjesë e “establishmentit të majtë globalist”. Soros, i cili prej dekadash financon lëvizje të ndryshme përmes fondacionit “Open Society”, është bërë një figurë djallëzore për të djathtën ekstreme në mbarë botën, shpeshherë duke u përdorur si simbol për konspiracione antisemitike.

Djali i tij, Alexander Soros, që ka marrë drejtimin e fondacionit prej vitit 2023, është tashmë objekt i të njëjtit sulm politik, duke u cilësuar nga Trump si “një tjetër radikal që po manipulon demokracinë amerikane në prapaskenë”.

Ndërkohë në Shqipëri, kjo lëvizje e Trump nuk kalon pa jehonë. Kryeministri Edi Rama, mik i afërt me Sorosin dhe aleat i deklaruar i së djathtës liberale amerikane, duket se duhet të shqetësohet. Rama ka ruajtur ndër vite një marrëdhënie të ngushtë me Sorosin, ndërkohë që djali i këtij të fundit, Alexander, është fotografuar shpesh në takime me Ramën. Madje thuhet se së fundmi janë takuar së bashku në Jug. Goditja e Trump është një sinjal alarmi për ata që janë pjesë e klanit ‘Soros’.

Në krahun tjetër, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe lider i opozitës radikale, duket se e përjeton si një moment triumfi. Berisha e ka shpallur Sorosin armik personal, duke e akuzuar për “kapjen e drejtësisë shqiptare” dhe se ishte ai që ndikoi në shpalljen “non grata”. Të shohim se sa efekt do të ketë ky sulm në vendin tonë. /Pamfleti