Altin Dumani kapet ‘mat’ në SHBA: Duke festuar me tupana, ja cfare gëzimi ka familja e tij (video)

Nëse këto pamje nuk do të ishin publikuar nga vetë kunati i tij, shumëkush do të dyshonte se personi që qëndron ulur në divan është kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani. Ato janë publikuar nga Arben Pango, kunati i kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Bëhet fjalë për një festë familjare të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i pranishëm ka qenë dhe Altin Dumani, në shtetin e Nju Xhersit.

Kunati i kryeprokurorit, Arben Pango marton vajzën dhe gjithë familja është përfshirë në momente gëzimi. Dhe vajza që martohet është mbesa e bashkëshortes së Altin Dumanit, e cila shihet gjithashtu në një moment gjatë ahengut familjar.

Vetë kreu i SPAK qëndron i ulur në një divan, me celular në dorë, teksa ndjek performancën festive të kunatit, i cili i bie tupanit në mes të shtëpisë.

Publikimi i videos vjen në një kohë kur në Shqipëri ka pasur shumë diskutime rreth qëllimit të vizitës së Altin Dumanit në SHBA. Mediat kanë raportuar se ai është ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe është takuar me zyrtarin për çështjet e Europës dhe Azisë, Brandon Hanrahan.

Megjithatë, detajet zyrtare nga këto takime nuk janë bërë publike deri më tani. Ajo që tashmë është e qartë është se udhëtimi i Altin Dumanit në SHBA nuk ka qenë vetëm për çështje zyrtare, por edhe për arsye familjare.