B*rg kush vjedh ujin! Do hiqen depozitat e ujit ne Pallate! Edi Rama tr*ndit, zbulon planin e madh per ujesjellesin

“Heqje lirie për këdo që vjedh ujin”, ky ishte ultimatumi i kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të reformës për rrjetin e shpërndarjes së ujit.

Ai kritikoi bashkitë, të cilët sipas kreut të qeverisë nuk arritën të vendosnin vijën e kuqe mes personave që vidhnin dhe paguanin.

“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë se vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq liria”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme nismën për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit. E pranishme me kryeministrin, është dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku.

Rama ka bërë me dije se njësoj siç është vepruar me shpërndarjen e energjisë, edhe rrjeti i ujit do sofistikohet me qëllim rritjen e standarteve të shërbimit për qytetarët.

Ashtu siç ka bërë dhe me të gjithë qytetarët që kanë cënuar hapësirat publike, Rama ka paralajmëruar hartimin e një plani masash për të gjithë ata që kanë abuzuar për lidhjet e paligjshme të ujit, apo me shpërdorimin.

Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë cfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, njësoj sic bëjmë me energjinë. Ama nga ana tjetër, sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet.

Ndryshe nga energjia, ktu nuk jemi në kushtet që kemi qytetarët që abuzojnë, Këtu abuzuesit në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, kemi abuzues me uji që derdhet rrugëve në pika të ndryshme. Kemi abuzues me lidhje të paligjshme nën tokë që do të jenë target i planit të masave më mënyrë që shumica që nuk abuzojnë, të marrin shërbim të drejtë.

Dhe patjetër që kj o është dhe koha për të filluar dhe punën për planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që larg qoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama.