Hijet e djalit të Edi Ramës; manovrat me shoqërinë “Magenta” të pikturave dhe milionat si i papunë…
Kryeministri Edi Rama, ka udhëruar disa aksione kundër atyre që fshehin të ardhurat dhe i shmangen detyrimeve tatimore, duke bërë akrobaci me hapje e mbyllje biznesesh: por rasti i biznesit “Magenta Sh.p.k” të djalit të tij Gregor Rama, dëshmon të njëjtën gjë.
Më 18 prill 2018, shtetasi Gregor Edi Rama, regjistroi firmën “Magenta Sh.p.k” dhe filloi aktivitetin me objekt shit-blerje vepra arti, import, export, design, krijim vepra arti e konsulencë.
Biznesin e filloi në adresën: Kati i 5-të te pallati “Reli” në Farkë, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, por pa mbushur 1 muaj, në datën 11 maj 2028, Gregor Rama e transferoi bisnesin te një mjedis tjetër në adresën: Rruga “Dritan Hoxha”, Njësia Administrative Nr 7-Tiranë.
Më 1 nëntor 2018, shtatë muaj pas nisjes së biznesit, mbylli aktivitetin e prodhimit dhe shit-blerjes veprave të artit, me procedurën e likuidim-falimentim- ç’regjistrim i firmës “Magenta”, duke kryer procedurën në kohë rekord brenda 2 muajve, kur të tjerët zgjasin mbi 1 vit.
Madje, në Ekstraktin te Qendra Kombëtare e Biznesit, nuk ka deklaruar dokumentacionin ligjor, ekspertin kontabël, vendim gjykate e bilanc për 7 muaj aktivitet, ndërsa të dhënat i ka bllokuar.
Edhe pas mbylljes e ç’regjistrimit të biznesit “Magenta Sh.p.k” në nëntor 2018, Edi Rama, për vitet 2020-2024 ka deklaruar të ardhura të djalit, nga aktiviteti dhe shitja e veprave të artit.
Megjithëse në nëntor 2018, ka mbyllur biznesin, Gregor Rama ka deklaruar llogari bankare, blerje apartamentesh; zyrash, studiosh e garazhe te disa ndërtues, për të cilat, thotë se i ka me burim financiar nga të ardhurat e shitjes së pikturave e instalacioneve.
Sipas të dhënave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave për subjektin “Edi Rama-Kryeministër”, rezulton se gjatë vitit 2018, që Gregor Rama ka patur biznesin “Magenta Sh.p.k”, nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të ardhur nga biznesi i pikturave, por vetëm 3.6 milionë lekë nga një kontratë qiraje, pa përcaktuar se çfarë lloji është pasuria.
Në vitin 2019, Gregor Rama ka deklaruar 137 mijë lekë të ardhura, 42 mijë e 961 Euro llogari bankare, 12 mijë Euro nga shitja e makinës “Audi”, blerje makine “BMW” me vlerë 15 mijë Euro, 27 mijë e 500 Euro të ardhura nga shitja e pikturave dhe 36 mijë e 481 Euro nga likudimi i biznesit, kur gjatë këtij viti nuk ka kryer biznes e në QKB nuk ka pasqyruar bilanc.
Edhe pa aktivitet biznesi e i pa punësuar në shtet apo privat; për vitin 2020, Edi Rama ka deklaruar se i biri ka krijuar llogari bankare 715 mijë lekë, llogari bankare 8132 Euro, ka krijuar fond investimi 18 mijë e 500 Euro dhe 25 mijë Euro fitim nga shitjet e veprave të artit.
Për vitin 2021, Gregor Rama ka deklaruar 48 mijë e 300 Euro të ardhura nga veprimtaritë krjues ndër vite dhe 35 mijë Euro të ardhura nga një kontratë shitje, pa deklaruar se çfarë ka shitur.
Për vitin 2022, ka deklaruar blerje garazhi me vlerë 10 milionë lekë, pa deklarim burimin e të ardhurave; blerje apartamenti 99.5 m2 me vlerë 95 milionë lekë, me burim nga shitija e dy pikturave me vlerë 117 mijë e 483 Euro; si dhe 49 mijë e 980 Euro.
Ka deklaruar të ardhura nga shitja e 1 vepre arti instalacion, ndërsa më 31 dhjetor 202, investoi 7391 Euro, dhe bëri deklarim tjetër për 75 mijë Euro, të ardhuara nga shitja e 1 vepre instalacion.
Në vitin 2023, ka deklaruar 8000 Euro të ardhura; pakësim të llogarive me 745 mijë lekë dhe 40 mijë e 457 mijë Euro, të dhëna që kanë vazhduar edhe në deklarimin e vitit 2024.
Bën përshtypje, fakti që pas mbylljes së biznesit, djali i kryeministrit nuk figuron i punësuar; madje as kryeministri Edi Rama, nuk deklaron që ai të jetë i punësuar pas muajit janar 2019, kur mbylli biznesin./Pamfleti