Ilaçi i zakonshëm i zemrës që marrin miliona persona mund

Një studim i ri tronditës ka zbuluar se beta bllokuesit ,ilaçe që u jepen rregullisht pacientëve pas një ataku në zemër mund të jenë të padobishëm, madje të rrezikshëm për një pjesë të madhe të pacientëve, veçanërisht gratë.

Hulumtimi i zhvilluar në Spanjë përfshiu mbi 8,000 të rritur dhe tregoi se tek pacientët me funksion të mirë të zemrës pas infarktit, beta bllokuesit nuk ulën rrezikun e vdekjes apo të një sulmi tjetër në zemër. Për më tepër, gratë që morën ilaçin kishin rrezik më të lartë për vdekje, sulme të reja në zemër ose shtrime në spital për insuficiencë kardiake.

Rreth 60,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar marrin beta bllokues çdo vit, dhe shumë prej tyre i përdorin për gjithë jetën  pavarësisht efekteve anësore si lodhje dhe çrregullime seksuale.

Dr. Valentin Fuster, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Kardiovaskulare në Madrid, tha:

“Këto zbulime do të ndryshojnë udhëzimet ndërkombëtare për trajtimin e infarkteve dhe tregojnë se është koha për një qasje të re, të ndarë sipas gjinisë, në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.”

Ky studim historik pritet të ndikojë protokollet mjekësore në mbarë botën, duke shpëtuar mijëra pacientë nga ilaçe të panevojshme dhe efektet e tyre të pakëndshme.