Lëvizje të BUJSHME në kabinetin e Ramës, shkarkohen nga detyra emrat e fuqishem…

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të shkarkojë tre zëvendësministra. Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit; Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; dhe Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, janë liruar nga detyrat e tyre.

Pse ndodhin këto ndryshime?

Ky vendim vjen vetëm pak ditë para se kryeministri Rama të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste. Sipas analizave, këto shkarkime nuk janë një shenjë dështimi, por një lëvizje strategjike.

Të tre zëvendësministrat janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit, dhe me shumë gjasë ky veprim është një hap paraprak për t’i bërë ata pjesë të kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”.

Kjo lëvizje tregon se ata mund të jenë ndër emrat e përzgjedhur nga Rama për të marrë një portofol ministror në qeverinë e re.