Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Danja Koka, festoi dje ditëlindjen e saj, duke marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët.
Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është mungesa e një urimi nga partneri i saj, Redi.
Pikërisht kjo heshtje ka ngritur dyshime për një krizë të mundshme në çift.
Komentet në rrjete sociale nuk kanë munguar, teksa shumë ndjekës kanë aluduar se mes Danjës dhe Redit mund të ketë probleme.
Pavarësisht aludimeve për një krizë, Danja dhe Redi vijojnë ende të jenë ndjekës të njëri-tjetrit në Instagram.
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Danja Koka, ish-banore e sezonit të katërt, ka folur për herë të parë hapur rreth marrëdhënies së saj me Redin — lidhje kjo që kishte tërhequr shumë vëmendje gjatë qëndrimit të tyre brenda formatit.
Në një intervistë për emisionin “Prive”, Danja rrëfeu se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin e madh që lidhja e tyre kishte jashtë. Tani që është jashtë, ajo është më e hapur dhe nuk sheh arsye për ta fshehur.
“Unë brenda shtëpisë kam folur për Redin, por jashtë ishte bërë kaq e madhe dhe unë nuk e dija. Tani që jam jashtë, dua t’i them të gjithë: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund,” tha ajo me sinqeritet.
Danja tregoi gjithashtu se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj dhe në projektet që ajo po ndërmerr pas daljes nga reality show.
“Ai është shumë i kujdesshëm ndaj meje dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë fazë,” shtoi ajo.
Gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP, lidhja e tyre ishte një ndër më të komentuarat, por disi e rezervuar. Tani, çifti duket se po e jeton raportin pa barrierë dhe presione publike, duke i dhënë rëndësi mbështetjes dhe bashkëpunimit në jetën e përditshme.