Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kësajt të enjte në Shkodër, ku një person është vrarë me armë zjarri nga dy persona.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë “Republika”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Kristjan Kola.
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e ndodhur pak më parë në mes të qytetit.

Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel
Viktima ka qenë në ambientet e jashtme të një lokali kur është qëlluar, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Lajm në përditësim…