Lëvizjet e bujshme për qeverinë e re “Rama 4”, kushërira ish ministre e Edi Ramës mbërrin në Tiranë, cfare pritet te ndodhe

Tirana zien prej ditësh nga zërat dhe hamendësimet se cilët do të jenë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar. Vetë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 11 Shtator do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste dhe aty pritet të shpallet dhe qeveria e re.

Mirëpo, teksa kryeqyteti zien e përflet emrat e mundshëm që do të jenë pjesë e ekipit të kryeministrit Edi Rama në këtë mandat të katërt, si askush tjetër, në 35 vite demokraci, një emër i veçantë ka mbërritur në Shqipëri.

Lëvizjet për qeverinë e re "Rama 4", ish-ministrja dhe

Milena Harito flet ne perkujtimoren e te atit, te IML-ja

Bëhet fjalë për Milena Hariton. Ajo ka qenë ministre e Inovacionit në qeverinë “Rama 1” dhe është kushërira e kryeministrit Edi Rama. Mirëpo, pas mandatit të parë, ajo nuk u përfshi më në kabinetet e tjera dhe u zhvendos në Francë.

Newsbomb.al mëson se ardhja e Milena Haritos në kryeqytet nuk ka lidhje me formimin e qeverisë së re, por ajo ka marrë pjesë ceremoninë përkujtimore për babain e saj, Fatos Harito, emrin e të cilit do ta mbajë salla e leksioneve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lëvizjet për qeverinë e re "Rama 4", ish-ministrja dhe

Babe e bije, Fatos dhe Milena Harito

Fatos Harito, i ati i ish-ministres Milena Harito dhe doktori i cilësuar si “babai” i mjekësisë ligjore shqiptare, është nga jeta një vit e gjysmë më parë dhe në shenjë mirënjohje për kontributin e tij, salla e leksioneve në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë do të mbajë emrin Fatos Harito.

I pranishëm në këtë aktivitet të veçantë, në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të shumtë nga fusha e mjekësisë dhe drejtësisë, ka qenë dje dhe ministri Ulsi Manja.

Ai thotë se Fatos Harito ishte një pionier i mjekësisë ligjore, i cili, me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, formoi breza të tërë studentësh dhe e ngriti këtë shërbim në standarde të reja për vendin tonë.