Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK?

Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama loboi fort për një takim të nivelit të lartë, Berisha po ashtu, por duket se Amerikanët vendosën të japin një mesazh të qartë.

Megjithatë ka shumë mister mbi takimin që Dumani pati me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Ajo që dihet deri më tani është që Dumani ka shkuar në SHBA për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së bashkëshortes dhe diçka ka ndodhur që ai është thirrur në DASH.

“Pamfleti” ju drejtua me një email Departamentit të Shtetit, për të kërkuar më shumë detaje mbi këtë takim. DASH vendosi të mos japë detaje. Ndërkohë terr informativ ka pasur edhe nga SPAK. As në mënyrë zyrtare, as në mënyrë informale, SPAK nuk ka preferuar të japë detaje se përse Dumani u takua me Brendan P. Hanrahan.

Në një rast normal, duhet të ishte vetë SPAK që do ta promovonte një takim të tillë. Ajo që e bën më të dyshimtë është fakti se nëse DASH nuk do të nxirrte axhendën në faqen zyrtare, nuk do të merrej vesh ky takim. Po ashtu edhe ambasada e SHBA, e cila zakonisht i promovon takimet e prokurorëve të SPAK, nuk ka reaguar fare duke shtuar shumë dyshime.

Vizita në aspektin formal shihet si një mbështetje e SHBA për SPAK. Deri më tani amerikanët nuk kanë ndërhyrë në punët e politikës dhe drejtësisë, por javët e fundit kanë nisur të lëvizin. Takimi mistik i Dumanit ka shtuar frikën te politika, pasi ka dyshime se ai ka marrë direktiva në mënyrë informale se ku duhet të godasë dhe se cila do të jetë e ardhmja e SPAK.

Mos vallë Amerikanët duan të nisin një fushatë të re spastrimesh në politikë? Për koincidencë, vizita e tij vjen në të njëjtën kohë kur Departamenti i Drejtësisë publikoi raportin mbi rastin “McGonigal”, ku përmendet disa herë kryeministri shqiptar. Ka vallë lidhje me këtë? Kudo ka terr informativ. Megjithatë do të duhet të presim edhe pak ditë për të parë nëse Dumani ka marrë direktiva për të goditur këdo, apo ka qenë diçka tjetër larg interesit shqiptar. /Pamfleti