Ngjarje e tm*rrshme/ Burrë e grua gjenden të vde*ur brenda banesës, dyshimet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë që ngjan me një thriler.

Një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë në apartamentin e tyre, ndërsa viktima femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte plagë me armë zjarri në kraharor.

Burri, rreth 64 vjeç, gjithashtu ishte i qëlluar me armë zjarri. Pranë trupave të pajetë u gjet arma e krimit si dhe dy gëzhoja, që forcojnë dyshimet për një vrasje e më pas vetëvrasje.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se vdekjet nuk kanë ndodhur në të njëjtën kohë.

Fillimisht dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe disa ditë më vonë ka kryer vetëvrasje. Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa në vendngjarje pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët nuhatën re një erë të rëndë që vinte nga apartamenti i çiftit dhe një dritë që qëndronte ndezur për ditë të tëra, duke ngjallur dyshime.