E ndërsa më 11 shtator, kreu i qeverisë do të shpalosë emrat që do të formojnë skuadrën për 4-vjeçarin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka komentuar përzgjedhjen e tij për emisionin “Opinion”.
Duke iu referuar hamendësimeve të mediave gjatë ditëve të fundit, Rama tregon se në kabinet do të jenë dhe ata eksponentë të Partisë Socialiste që nuk janë përfolur në media.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të shamngë emrat e politikanëve që kanë çështje të hapura me SPAK, Rama tregon se asnjë prej anëtarëve të partisë së tij nuk është nën hetim.
“Jemi e vetmja forcë politike që ka eksperiencë qeverisëse 12 vite të pandërprerë. Qeveri do të jetë një përzgjedhje që do të reflektojë qoftë vullnetin, aspiratën e 11 majit dhe ambicien time që të sillemi me arritje.”
-A do të ketë emra të rinj?
“Do të jete qeveri e re. Jo cdo ministër apo ministre e ka parë veten në thashetheme se ka dhe ndonjë që nuk është përfolur fare.”
-A do shmangësh ministrat që ndiqen nga SPAK?
“Nuk kemi ministra që ndiqen nga SPAK. SPAK mund të hapi cështje cfarë të dojë, ne do të vazhdojmë punën tonë.”