Detaje nga at*ntati që tr*nditi Shkodrën! Vr*sësi me “diplomë”, lëvizjet e 34-vjeçarit dhe cfare po kerkonte para se të ekz*kutohej

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e regjistruar një ditë më parë në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku i riu Kristian Kola u ekzekutua në qendrën e qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij para lokalit te “Kinema Republika” dhe ishte futur brenda lokalit për të takuar mikun e tij.

Thuhet se aty kishte qëndruar për vetëm disa minuta, ndërkohë që jashtë e priste i parkuar një motor i zi.  Sapo Kola kishte dalë jashtë, njëri prej personave që ndodhej në motor e qëlloi nga distancë e afërt me armë silenciator.

Sipas policisë, vrasësi dyshohet të ketë qenë profesionist, pasi ka qëlluar drejt dhe në objektiv, edhe pse shumë pranë Kolës ndodhej shoku i tij.

Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se dy autorët kanë qenë me motor, të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza. Ata pritën Kolën të dilte nga lokali dhe pasi e qëlluan u larguan me shpejtësi drejt periferisë së qytetit.

Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, disa persona janë shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që dyshohet se në ndihmë të dy autorëve të ketë ardhur dhe një person i tretë roli i të cilit ka qenë vëzhgimi i lëvizjeve të “objektivit”.