Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ekzekutimin e Kristian Kolës mbrëmjen e 4 shtatorit në Shkodër. Viktima ishte ulur bashkë me një shok në tavolinë, në një lokal në lagjen Vasil Shanto. Makinën sipas të dhënave e kishte parkuar para lokalit.
Një moment pranë tij është ndaluar një motorr i zi dhe njëri prej personave ka zbritur dhe e ka qëlluar për vdekje Kolën. Sipas policisë vrasësi është profesionist dhe mund të ketë vepruar me pagesë pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore. Edhe pse vetëm më pak se 1 metër distancë nga viktima shoku i tij nuk është prekur nga plumbat.
Policia ka rindërtuar dinamikën e krimit, por ndërkohë nuk ka ende një motiv të qartë, për shkak se viktima nuk ka rekorde penale, të paktën të njohura për policinë. Një konflikt për motive banale të ndodhur 2 vite më parë rezulton se është sqaruar që mbrëmë pas krimit. Policia ka kthyer sytë nga zona e Dukagjinit prej nga është familja Kola, një zonë problematike, për të hetuar nëse kjo familje ka konflikte të vjetra apo që lidhen me kultivimin e kanabisit sidomos në 2015-2016.
Ndërsa do hetohet e kaluara e viktimës jashtë vendit. Ajo cfarë dihet është së Kristian Kola shoqërohej me djemtë e një biznesmeni të njohur shkodran, por edhe kjo mbetet një pistë e vakët për hetuesit.
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e regjistruar një ditë më parë në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku i riu Kristian Kola u ekzekutua në qendrën e qytetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij para lokalit te “Kinema Republika” dhe ishte futur brenda lokalit për të takuar mikun e tij.
Thuhet se aty kishte qëndruar për vetëm disa minuta, ndërkohë që jashtë e priste i parkuar një motor i zi. Sapo Kola kishte dalë jashtë, njëri prej personave që ndodhej në motor e qëlloi nga distancë e afërt me armë silenciator.
Sipas policisë, vrasësi dyshohet të ketë qenë profesionist, pasi ka qëlluar drejt dhe në objektiv, edhe pse shumë pranë Kolës ndodhej shoku i tij.
Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se dy autorët kanë qenë me motor, të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza. Ata pritën Kolën të dilte nga lokali dhe pasi e qëlluan u larguan me shpejtësi drejt periferisë së qytetit.
Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, disa persona janë shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që dyshohet se në ndihmë të dy autorëve të ketë ardhur dhe një person i tretë roli i të cilit ka qenë vëzhgimi i lëvizjeve të “objektivit”.