LAJM I FUNDIT – Zbardhet lista e parë e emrave të qeverisë së re

Edhe pse Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të rezervuar për emrat e ministrave të rinj, burime pranë tij kanë nxjerrë një listë me emra të mundshëm për kabinetin qeveritar. Lista tregon lëvizje të rëndësishme, me disa ministra aktualë që ndryshojnë pozicion, ndërsa emra të rinj pritet t’i bashkohen qeverisë.

Ndryshimet në ministritë kyçe

  • Belinda Balluku pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun. Nëse kjo nuk ndodh, këtë post mund ta marrë Iglli Hasani.

 

  • Blendi Gonxhe parashikohet të jetë në krye të Ministrisë së Transportit, duke marrë njëkohësisht edhe postin e Zëvendëskryeministrit të Parë.

 

  • Edvin Demo pritet të emërohet Ministër i Arsimit, ndërsa Ogerta Manastirliu do të kalojë në krye të një ministrie të re të teknologjisë dhe informacionit, ku do të përfshihet edhe Ministria e Ekonomisë.

 

  • Vasil Llaho, i njohur si biznesmen i suksesshëm në fushën e laboratorëve, pritet të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

 

  • Besiana Kadare mund të jetë Ministrja e Kulturës, pas ndarjes së saj nga Ekonomia.
  • Posti i Ministrit të Brendshëm është në diskutim mes Blendi Çuçit dhe Romina Kukos.

 

  • Blendi Klosi pritet të kalojë në Ministrinë e Turizmit, e cila do të përfshijë edhe sektorë si mjedisi dhe pushteti lokal.

 

  • Për Ministrinë e Drejtësisë pritet një surprizë me emrin e Etilda Gjonajt, ndërsa për Financat po diskutohen Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.

 

  • Në Ministrinë e Bujqësisë janë disa emra në diskutim, mes tyre Anila DenajBlendi Çuçi dhe Arjan Jaupllari.
  • Për postin e Ministres së Jashtme dhe Zëvendëskryeministres, Rama i ka propozuar postin një personaliteti të njohur, që mund të jetë Lea Ypi.

 

Këta emra, sipas burimeve, janë vetëm një “skelet” i qeverisë së re, i hartuar nga një grup deputetësh pranë kryeministrit, bazuar në pëlqyeshmërinë e tij për figurat brenda Partisë Socialiste.