N*mi, dalin sekr*tet e medha/ Fero- Arbenitës: “Ti vr*ve babain tënd”, pritet te…(Foto)

Përplasja mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Pas reagimit të gjatë ku modelja shprehu dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm tek Fero, por përmendi edhe të atin e tij.

Një ndjekëse anonime i shkroi Arbenitës, duke i treguar se ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, të cilin as ajo dhe as Fero nuk e kishin takuar ndonjëherë.

Sipas saj, babai i reperit kishte vepruar në mënyrë të ngjashme edhe ndaj nënës së saj, duke e trajtuar keq, dhe duke përsëritur të njëjtin cikël traume që, sipas akuzave të Arbenitës, Fero e kishte vazhduar në marrëdhënien me të.

Arbenita e ndau publikisht këtë mesazh, duke shkruar:

Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm te fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

Nga ana tjetër, një ish-bashkëvendase e Arbenitës i kishte zbuluar Feros disa detaje për të, ndaj reperi reagoi duke thënë:

Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”

Më pas ai shpërndau edhe një artikull mediatik, ku përmendej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në të njëjtën ditë kur ajo solli në jetë vajzën, duke e shoqëruar me fjalët:

A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?