Një deklaratë se një zyrtar i lartë i PD do të arrestohet, ka ngjallur debate të ashpra në studion e Grida Dumës, “Top Story”, mes analistit Lorenc Vangjeli dhe Ervin Salianjit. Politikani i kërkoi analistit të tregonte se ku e dinte këtë informacion, duke nënkuptuar se Vangjeli e kishte marrë prej qeverise dhe më pas e thoshte në studio.
Të dy palët lanë të kuptohej se e dinin për kë zyrtar të PD bëhet fjalë që do të arrestohet, por asnjëherë emrin e tij nuk e përmendën në studio. Vangjeli argumentoi se e kishte deduksion logjik për shkak të akuzave të brendshme në PD, por Salianji tha se vetë opozita ka bërë shumë denoncime ndaj eksponenteve të maxhorancës dhe askush nuk artikulon një gjë të tillë për ta.
Pjesë nga debati në emisionin “Top Story”:
Salianji: Ore ku e dini ju që SPAK paska ca gjëra që do të djegin ca të opozitës që kanë bërë luftë me njëri tjetrin? Ku e dini ju? Ku e dini, ta jep qeveria? Ta jep SPAK? Kush ta jep këtë informacion?
Vangjeli: Ja dy gjëra…si mo si? Si? Unë jam vetë burim informacioni. Ja ta shpjegoj unë. Ka pasur akuza brenda për brenda opozitës…
Salianji: Sa akuza ka? Pse nuk do hyjnë këta të qeverisë, po do hyjnë ca të opozitës? Hë mo ma shpjego…
Vangjeli: Ja ta shpjegoj. Ka pasur një akuzë shumë të rëndë kur ishit të ndarë në dysh…
Salianji: Po…sa akuza ka. Pse do të ndodhë kjo? Po hë mo se ke info, mos bëj kështu…
Vangjeli: Sepse ka nisur një çështje penale …
Salianji: Ke info mo burrë pse shqetësohesh…ke info po të shpëtoi. Prandaj e thashë. Të shpëtoi o burrë.
Vangjeli: Po dëgjo mo burrë se e dyta që do them do jetë edhe më e rëndë. Po i referohem një akuze në momentin që ju ishit të ndarë…
Salianji: Po e di mo burrë. Po edhe? Pse është në SPAK ajo? Ku e dini ju që është në SPAK ajo se sa akuza që kemi bërë ne për qeverinë. Po ku e dini mo zotëri?
Vangjeli: Mendoj se janë nja 7 a 8…po ta them dhe njëherë, dy drejtues të opozitës në momentin që kanë qenë kundër kanë shkëmbyer akuza shumë të rënda…
Salianji: Po mirë mo pse e dini ju? Unë e di pse e di ti por tia themi njerëzve…
Vangjeli: Ja ta them unë, sepse jam djalë i zgjuar.
Salianji: A dakord këtë thuaj. A mund të them unë diçka…
Vangjeli: A ta them rastin e dytë më të rëndë? Unë mendoj se ti gjithashtu je viktimë…edhe ti vajte atje, unë nuk uroj të jetë as hasmi dhe je viktima ekselente e luftës së brendshme të PD…
Salianji: Në një studio tjetër kemi qenë të dy, ti dhe një tjetër që vajti ambasador…se ti dakord je në punën tënde…
Vangjeli: Se eshtë logjike…
Salianji: S’është logjikë mo burrë se është dita e parë. Ju sa jua thonë ditën e parë, ju thonë ca tju thonë, e ju vini e thoni këtu…po këta e dinë më përpara mo. Para se të ndodhin ngjarjet, ngaqe e kontrollon drejtësinë, ua jep partia disa njerëzve dhe e kthejnë…Nuk e imponove ti, por ti thjesht thua atë që thotë qeveria. Do vij prapë në debat ndaj ta thashë këtë: nëse ndodh kjo që the sot këtu, dhe e di kujt iu referove dhe në këtë rast, po ta them dhe këtë tjetrën…
Vangjeli: Po është instrument logjik…
Salianji: Po ku ka logjikë këtu…ti nuk ju referove, as logjikës, as ligjit, as moralit. Ti iu referove Partisë së Punës o burr…
Vangjeli: Jo.
Salianji: nëse ndodh kjo këtu do jemi prapë. E di ca po ndodh këtu? Është një parim thelbësor në demokraci që institucionet duhet të jenë të pavarura, edhe të balancuara dhe të kontrolluara. Nuk ka arrestim që është bërë ndaj zyrtarëve të lartë që nuk është përfolur muaj përpara nëpër studio. Nuk ka shpallje në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë që nuk diskutohen nëpër studio. Këtu hidhet në treg sikur po ndodh nami. O zotëri, këtu është një njeri që është i paprekshëm. Dhe të tjerët vijnë vërdallë për tu bërë diskutime.