Historia e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me paradokse: një sundimtar që ndërtoi një pushtet të frikshëm mbi intriga, aleanca dhe dhunë, por që në fund nuk e kuptoi se ishte i braktisur nga të gjithë. Pas marrjes së Pashallëkut të Beratit – një nga tre pashallëqet më të mëdha të Ballkanit – pa miratimin e sulltanit, Ali Pasha hyri në përplasje të hapur me Portën e Lartë. Një akt që e vuri përfundimisht në shënjestër të pushtetit perandorak.
Historiani Dorian Koçi shprehet në Apostrof Podcast se ai e parandiente fundin, por shpresoi tek një falje nga ana e sulltanit. Por, ishin pikërisht sfidat e shumta që ai i kishte hapur pushtetit osman, të cilat kulmuan me marrjen në zotërim të pashallëkut të Beratit, që e bënë të pamundur faljen e tij nga perandoria.
“Ai ka shpresuar deri në momentet e fundit për një lloj faljeje… por fakti që osmanët nuk ia dhanë, tregon që e urrenin më tepër. Pra, pushteti perandorak e urente më tepër se sa të tjerët, sepse dhjetë vite më vonë ia japin këtë mundësi Bushatlliut. Ai ikën, largohet nga Shkodra dhe shkon në Stamboll. Aty merret me aktivitet letrar, sepse ishte dhe poet. Më vonë e vendosin në Adana dhe nga Adanaja, ai kthehet pasha i Bosnjës, kurse Ali Pashë Tepelenës, nuk ia japin.”
Vendimi për ta eliminuar nuk ishte thjesht politik, por edhe simbolik. Së bashku me Aliun u vranë edhe dy djemtë dhe tre nipërit e tij, duke i dhënë mesazhin të gjithë ajanëve të tjerë në Ballkan se sfidimi i sulltanit nuk do të tolerohej. Koçi e përshkruan këtë si një “shembull” që Porta vendosi ta bënte, për të treguar se askush, sado i fuqishëm të bëhej, nuk mund të vendoste kufijtë e vet të pavarësisë brenda perandorisë.
Në fund, duket se Ali Pasha u bë viktimë e të njëjtës lojë pushteti që kishte luajtur me mjeshtëri për dekada të tëra. Ai dinte të shfrytëzonte dobësitë e armiqve dhe të ndërtonte aleanca të papritura, por nuk e pa tradhtinë që e rrethoi kur sulltani vendosi të mos e falte. Ironikisht, mjeshtri i lojës së pushtetit nuk arriti ta lexonte lojën finale, atë që i solli fundin.
Fundi i mundshëm i Edi Ramës: kur loja e pushtetit kthehet në bumerang
Historia politike e Edi Ramës, ashtu si ajo e shumë liderëve të tjerë të Ballkanit, është e mbushur me paradokse: një kryeministër që ndërtoi një pushtet të frikshëm mbi centralizimin, aleancat e befasishme dhe përdorimin mjeshtëror të propagandës, por që në një moment të caktuar mund të gjendet i braktisur nga të gjithë. Një akt, një vendim apo një krizë e re mund ta vërë në shënjestër jo vetëm të kundërshtarëve të tij, por edhe të atyre që deri më tani e kanë mbështetur.
Në dekadën e fundit, Rama ka konsoliduar pushtetin duke marrë nën kontroll pothuajse të gjitha pushtetet – ekzekutivin, legjislativin, median dhe një pjesë të madhe të sistemit të drejtësisë. Por një pushtet kaq i përqendruar, i ngritur mbi lëvizje të shpejta dhe përjashtimin e rivalëve të brendshëm, sjell edhe një rrezik: sa më shumë sfidohet sistemi i jashtëm (shoqëria civile, opozita, ndërkombëtarët), aq më shumë bëhet e pamundur të sigurohet një “falje” në momentin kritik.
Ashtu si Ali Pasha që shpresoi deri në fund për një lloj tolerance nga Porta e Lartë, edhe Rama mund të shpresojë se partnerët ndërkombëtarë do t’i japin një “dorë shpëtimi” kur presioni rritet. Deri më tani, ai ka ditur të luajë me këtë kartë, duke e vendosur Shqipërinë si aleate strategjike të Perëndimit dhe duke fituar mbështetje përballë kritikave të brendshme. Por rreziku është që, një ditë, kur skandalet të grumbullohen dhe lodhja politike të bëhet e dukshme, kjo mbështetje të kthehet në heshtje. Heshtja është shenja e parë e braktisjes.
Vendimi për ta lënë Ramën “jashtë loje” mund të mos jetë vetëm politik, por edhe simbolik. Një lider që identifikohet kaq shumë me pushtetin, bie gjithmonë si shembull. Ashtu si Porta e përdori fundin e Ali Pashës për t’u dërguar mesazh ajanëve të tjerë në Ballkan, edhe largimi i Ramës do të ishte një sinjal për të gjithë elitën shqiptare: se pushteti nuk është i pakufizuar dhe se sfidimi i ekuilibrave ndërkombëtarë apo i sistemit shoqëror ka kufijtë e vet.
Në fund, Edi Rama rrezikon të bëhet viktimë e të njëjtës lojë që e luajti për dekada me mjeshtëri. Ai dinte të shfrytëzonte dobësitë e armiqve të tij, të ndërtonte aleanca të papritura, të eliminonte rivalët e brendshëm dhe të kontrollonte narrativën publike, por nuk mund të parashikojë momentin kur të gjithë ata që e kanë ndihmuar do të zgjedhin ta braktisin. Ironikisht, mjeshtri i lojës së pushtetit mund të mos arrijë të lexojë lojën finale – atë që i sjell fundin.
Edi Rama e ka endërr Ali Pash Tepelenën. Natyrisht jo për fundin e tij ku përfundoi me kokë të prerë, por për atë që bëri ndër vitet 1790 deri sa vdiq. Nëse shikon me kujdes Edi Rama shkon pikërisht në Tepelenë, me kabinet qeveritar dhe krejt “oborrin” e tij, pasi ndjehet mirë si një Pasha i vertetë.
Ai tashmë ka gjithë pushtetet që i duhen një Udhëheqësi të tipit Pasha. I vendosur për tu mbajtur mend ndër shekuj, sipas tij, ai, pra Edi Rama vepron tamam si Ali Pash Tepelena dikur. Natyrisht tani jemi në kohë digjitale e jo shpatash, por si psikologji dhe si synim për një shtet të fortë rajonal, Edi Rama vepron si Ali Pasha.
Dhe Ali Pasha mbetet në histori për atë bëri, brez pas brezi ai kujtohet për bëmat në interesin kombëtar dhe jo për masakrat për të ruajtur pushtetin.
Por për lexuesin e sotëm që mund të mos ketë shumë kulturë njohje për të madhin Ali Pash Tepelena po botojmë disa radhë për “Luanin e Janinës”.
PAK HISTORI
Ali Pasha i njohur edhe si Ali pashë Janina ose Ali pashë Tepelenjoti (1741 ose 1743- 24 janar 1822) qe një sundimtar i fuqishëm fisnik shqiptar i Perandorisë Osmane me tendenca autonomiste që shndërroi Vilajetin e Janinës në Pashallëk.
Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, që përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin.
Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën (Stambollin).
Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë.
Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.
AKTUALITETI:
Edi Rama në kushtet e vitit 2023 po luan fort si Ali Pasha, por ruhet shumë dhe kujdesshëm që përfundimi të mos jetë i njëjtë! Ndaj edhe pret koka nga të tijtë, që të mos giendet i vetëm në “ishull te Liqeni i Janinës”. Ai e beson, thonë njerëzit afër tij, se po bën për historinë e Shqipërisë. Mundet!
Por “Ali Pash Tepena” po merr koka nga kryesia e PS, ku një prej të rënëve “dëshmor” ishte Damian Gjiknuri. Ndërkohë Blendi Klosi fërkon duart por nuk e di se edhe koka e tij te shpata e Ali Pashes do të përfundojë, aty ku gjënden “kokat” e Sajmir Tahirit, Koço Kokëdhimës, Arben Ahmetajt, Ditmir Bushatit, …
PASHAI mbetet Pasha! /S.P./