E bujshme! Edi Rama do bëjë ministra deputetë të PD! Ilir Vrenozi zbulon emrat e tyre, nuk ua merr mendja

Me 11 shtator, Asambleja e Partisë Socialiste pritet të bëjë publik kabinetin e ri qeveritar, që mediat e kanë quajtur “Rama 4”. Ky moment vjen në një kohë të ngarkuar politikisht, ku pritshmëritë për ndryshime në qeveri janë të mëdha, por edhe shoqërohen me spekulime të shumta mbi përfshirjen e figurave jashtë kampit socialist.

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, e sheh me kuriozitet këtë zhvillim. Ai nuk përjashton që në kabinetin e ri të Edi Ramës të përfshihen edhe zëra të djathtë ose figura të lidhura me opozitën. “Unë mendoj që edhe eksponentë të caktuar ndoshta të opozitës apo djathtas mund të kalojnë me qeverinë. Kjo ka ndodh nëpër bashkitë e Shqipërisë dhe nuk do jetë ndonjë lajm. Por pyetja ime e madhe është cili do jetë metri i Ramës për të vlerësuar njerëzit që do përfshijë në kabinet,” – tha Kalaja.

Sipas tij, më parë ministrat ishin figura me bazë politike dhe mbështetje elektorale, ndërsa sot duket se kryeministri mund të ndjekë një logjikë tjetër, duke u fokusuar tek profile të tjera. Kalaja shtoi se pret me interes të shohë se cilët kandidatë do shpallen më 11 shtator, pasi beson se Rama do të zgjedhë emra që kanë pasur mbështetje të lartë përmes votës preferenciale.

Por përtej reagimeve të zyrtarëve të opozitës, në rrjetet sociale po qarkullojnë thashetheme të tjera që i japin një dimension edhe më të debatueshëm kabinetit të ri. Demokrati i njohur në TikTok, Ilir Vrenozi, i cili shpesh ironizon politikën shqiptare, ka shpërndarë disa statuse që kanë tërhequr vëmendje. Në to ai sugjeron – pa asnjë konfirmim zyrtar – se Rama mund të përfshijë në kabinet emra të spikatur nga e djathta.

“Në 11 shtator do të kemi një surprizë. Ministri i Ekonomisë mund të jetë Ridvan Bode. Po çfarë surprize ka këtu? Edhe sikur ta vendosë, Bode ka vite që punon në Bankën e Shqipërisë, pra është i përgatitur për Ramën,” shkruan Vrenozi me ironi. Ai shton më tej se ftesa për t’u bërë pjesë e qeverisë i është bërë edhe ish-presidentit Bamir Topi, si dhe shkrimtarit dhe politikanit Preç Zogaj.

Sipas tij, Rama ka tentuar madje të përfshijë edhe Andi Mustafajn, djalin e ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj. “Do ishte humbje e madhe, sepse Andi është aset i PD-së, super djalë i përgatitur,” – thekson Vrenozi.

Edhe pse këto pretendime duken më shumë si spekulime apo lojëra me publikun, ato tregojnë se klima politike shqiptare është e mbushur me pritje, dyshime dhe humor të hidhur në prag të formimit të qeverisë së re. Në mungesë të transparencës, çdo thashethem, status në rrjet apo opinion personal arrin të bëhet pjesë e narrativës që shoqëron “Rama 4”.

Mbetet për t’u parë nëse më 11 shtator Edi Rama do të konfirmojë këto zëra apo do të befasojë me një ekip tërësisht të ri. Deri atëherë, politika shqiptare gjendet mes pritjes serioze për kabinetin e ardhshëm dhe valës së përhershme të aludimeve që e shoqërojnë çdo vendimmarrje të rëndësishme.