Dite e zeze per Shqiperine! Ndahet nga jeta aktori i madh, la pas kaq shume histori (foto)

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, nga Kosova, Enver Petrovci ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 71 vjeçare. Familjarë dhe të afërm kanë konfirmuar lajmin e kobshëm, për ikjen e aktorit të mirënjohur në dy vendet tona.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe studimet e para i kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, derisa u diplomua për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Ditë zie për artin shqiptar, Enver Petrovci mbyll sytë në

Regjisori i njohur Enver Petrovci

Pas mbarimit të luftës, vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe studimet e para i kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, derisa u diplomua për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Ditë zie për artin shqiptar, Enver Petrovci mbyll sytë në

Regjisori i njohur Enver Petrovci

Interpretimet e Enver Petrovcit në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura nga publiku artdashës, duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ai është një nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 Petrovci u kthye nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Gjithashtu, Enver Petrovci është themelues i disa institucioneve kulturore në Kosovë, ndër to edhe “Akademia e Arteve në Prishtinë” e “Teatri i Babës” ku ka dhënë një kontribut të madh në formimin e gjeneratave të reja të artistëve.

Me punën e tij të pandalshme dhe përkushtimin ndaj artit, Petrovci ka fituar respekt të gjerë si në Kosovë ashtu edhe në mbarë hapësirën shqiptare. Ai konsiderohet një ikonë e kulturës dhe një personalitet që ka ndikuar në ngritjen dhe zhvillimin e skenës artistike shqiptare ndër dekada.