Beti Njuma i drejtohet socialistëve: Sot, po i ngulni th*kën në zemër Veliajt

Këshilltarja e të djathtëve në Bashkinë e Tiranës, Beti Njuma, ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Fillimisht, Njuma tha se ky vendim duhet të ishte marrë më herët, ndërkohë që e konsideroi veprimin e socialistëve si një “thikë e ngulur në zemër” për kryebashkiakun.

“Unë mendoj që shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim i vonuar. Më në fund Tirana po shkon drejt shërimit nga një person i diskredituar. Me votat e opozitës, sigurisht, por edhe me votat e mazhorancës  me votat tuaja që ju, Erion Veliaj, ju konsideronte si bashkëpunëtorët më të afërt.

Disa prej tyre, miq. Në fakt, jam e lumtur që disa prej tyre sot e kanë refuzuar këtë mbledhje dhe nuk janë bërë pjesë e kësaj maskarade. Të paktën janë më burra se ky këshill.

Natyrisht, që bashkëpunëtorët e Erion Veliajt i kanë dalë në krah në çdo mbledhje dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj gjëje. Ne e dimë që tradhtarët ta ngulin thikën pas shpine, mirëpo kjo që po bëni ju sot është një thikë e ngulur në zemër. Erion Veliaj po korr atë që ka mbjellë”, tha ajo.