Egli Tako nuk ka marrëdhënie të këqija me asnjë ish-banor të “Big Brother VIP Albania 4”. Të paktën kështu tha në intervistën përballë Dalina Buzit, në “The Dalina Show”.
Ajo theksoi se flet me të gjithë, ndonëse për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të takohet shpesh me ta.
“Unë nuk kam marrëdhënie të këqija me asnjë, unë si Egli, nuk e di çfarë kanë ata me mua. Kur më flasin, u flas. Aty ku më shohin. Edhe ata kanë angazhimet e veta, nuk është se unë i shoh përditë që t’i takoj.”
Po ashtu, ajo sqaroi dhe deklaratën e Loredanës, e cila tha se nuk e fshin dot nga memoria faktin (sipas saj) që Egli i ka marrë jastëkun dhe ia ka shkelur.
“Me Livian komunikoj, me Loredanën, nuk e di ç’thotë nëpër intervista lart e poshtë, ‘më ka bërë këtë’, ‘më ka bërë atë’.
[…]
Nuk ka shanse, po edhe nëse ka ndodhur mund të ketë pasur të bëjë me një personazh tjetër, jo me Lorin. Edhe nëse ka ndodhur, prapëseprapë mendoj që është diçka që kurrë nuk e kam bërë, por s’e vë dorën në zjarr.”
Përtej këtyre deklaratave, ajo theksoi se të dyja gëzojnë një raport të mirë me njëra-tjetrën.
“Megjithatë për mua janë biseda pa pikën e rëndësisë. Lori, kur jemi takuar jashtë intervistave ka treguar shumë dashamirësi, jemi përqafuar.”
Më në fund, paqe!
Por pas kësaj paqeje, do ishte e gatshme Egli të bëhej pjesë sërish e një BBV, siç përflitet se do organizohet sërish?
“Ai që do bëhet me shumë yje që diskutohet poshtë e lart? Unë e kam thënë një herë me përpara ‘nuk hyj, nuk bëj’ dhe përfundova atje brenda, kështu që nuk flas para kohe. Pse të bëhem meme nesër-pasnesër, boll jam bërë. Më mirë nuk po nxitohem.”
Dakord, po dalim tek tema që ju intereson më shumë: raporti i Eglit me Gjestin. Dalina Buzi, në “The Dalina Show”, në Andale Media e hapi temën “Gjesti” duke u rikthyer pak pas në kohë: momenti kur Egli iu ul në gjunjë dhe “i lutej” që ai t’i fliste. Egli korrigjoi menjëherë:
“Ka qenë ironike. Fatkeqësia është që njerëzit nuk kanë arritur dot… kanë komentuar, po shumë pak kanë analizuar. Jo çdo gjë jepet në prime, shyqyr pastaj që ti e ke mundësinë të flasësh dhe ta shpjegosh gjënë.
Patjetër që ka qenë ironike. Unë thjesht jam pak kështu deklamative si natyrë, por ka qenë ironike pa diskutim. Në gjunjë nuk i jam ulur tim ati. Ka qenë një moment që diskutohej ‘të ka vrarë e mira, të ka vrarë mirësjellja,’ prandaj ishte ajo.”
Atëherë, ishte manipulim televiziv e gjithë narrativa e Eglit si “përndjekëse” e Gjestit?
“Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.”
Por, s’mund ta mohojë që kanë qenë vetëm shokë, apo jo?
“Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.”
Më pas, Dalina Buzi ishte e interesuar të dinte se çfarë e frymëzonte te Gjesti Eglin:
“Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë.”
Dhe një mendim reflektues tani që Egli i ka parë gjërat ftohtë:
“Rasti që je duke folur [Gjesti], ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.”
Po çfarë ndodhi ekzaktësisht mes tyre pas Big Brother-it?
“Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.”
Pra, është mbyllur një herë e përgjithmonë?
“U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.”
Dakord, po numrin a ia ka në celular?
“Jo. Vërtet nuk e kam.”
Dhe vërtet nuk e kishte. :/
Intervistën premierë e ndiqni më poshtë: