Sishte degjuar me pare! Rama ben propozimin e cm*endur per ju qe doni te martoheni apo divorcoheni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.
“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?
Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj forte se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

 

 

Gjithashtu kryeministri Rama gjatë fjalës së tij njoftoi se shumë shpejt në Shqipëri do të krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministrja virtuale Diella, në pranverën e vitit të ardhshën, do të jetë prezente edhe fizikisht.

Askush nuk e priste që ministrja virtuale nje ditë të jetë prezent në studiot televizive apo Kuvend.

Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e IA nuk do të jenë lajm në të ardhmen. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike, por do të ndodhë. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me IA, këtë s’e kam shpikur unë.

Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Inteligjenca Artificiale është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë”, tha Rama.