Sot Enver Petrovcin e qajnë të gjithë, por 1 vit më parë edhe përse me kancer ja te keqen e madhe qe i bene shqiptaret (RRËFIMI I VALBONËS)

Enver Petrovci, një ndër emrat më të mëdhenj të artit në Kosovë, është ndarë nga jeta dje në moshën 71 vjeçare. Ai ishte diagnostifikuar me kancer dhe pavarësisht natyrës luftarake dhe gëzimit që nuk e ndau kurrë nga buza, mbylli sytë përgjithmonë.

Bashkëshortja e tij, profesoreshë Valbona Petrovci gjatë një interviste televizive për familjen, zbuloi sëmundjen e Enverit.

“Enveri është duke u përballur me disa telashe shëndetësore. Falë natyrës së tij, e cila është mjaft luftarake, po përballet mjaft mirë dhe ne si familje na e ka lehtësu. Të shpresojmë se do të shkojë çdo gjë kah e mira”, është shprehur ajo 8 muaj më parë.

Mirëpo, artistin e madh që sot po e vajtojnë të gjithë, një vit më parë e masakruan me komente nga më primitivet. Ngjarja shkaktoi një ngarkesë të madhe te familja Petrovci, pasi deklarata u nxor nga konteksti dhe në rrjetet sociale e etiketuan si anti-UÇK.

“Së fundmi kemi pasur një ngarkesë me prononcimin e Enverit, i cili zgjoi reagime jashtëzakonisht primitive dhe jashtëzakonisht të rënda. Enveri si artist dhe artisti në përgjithësi ka nevojë ta thotë një të vërtetë. E vërteta e tij ishte një fjali shumë e zakonshme që e thonë të gjithë privatisht.

Ajo fjali është: Disa njerëz i ka sjell koha e të tjerët i ka sjell puna.

Më e rënda është ajo se Enveri u tentua të etiketohet si anti-UÇK, Enveri i cili përulësisht i gjunjëzohet sakrificës së ushtarëve të UÇK-së. Dhe kjo ishte e rëndë, se në fund fare krerët e UÇK-së nuk janë vetë UÇK-ja, UÇK-ja janë ata ushtarët që kanë sakrifiku, kanë ardh prej perëndimit për të luftu”, shpjegoi më tej Valbona Petrovci.

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorit të njohur e shumë të dashur në mbarë trevat shqiptare e më gjerë, ka shtuar se “Enveri ka thënë një të vërtetë, por arsyet kanë qenë sigurisht të tjera. Por u kalua dhe kjo.” *Sekuenca në minutën 07:00 dhe në vazhdim.

Sondazh