Plas gr*shti ne Tirane! Djali i drejtorit te policise perpl*set me djalin e milionerit, policia ben veprimin e papritur (Video)

Një sherr i dhunshëm është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Siç shihet në videon e siguruar nga VoxNews, disa të rinj janë përfshirë në një përplasje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e banuara të Komunës së Parisit dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në pamje shfaqen disa djem që përleshen me grushte dhe shkelma.

VoxNews ka mësuar se protagonistë të këtij sherri janë djali i Hysni Burgajt (ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit), një kamarier dhe djali i një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Në videon tjetër shihet ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe djali i tij duke u sqaruar me një patrullë policie.

Ende nuk dihet nëse janë arrestuar protagonistët e kësaj ngjarje që krijuan një situatë shqetësuese për qytetarët.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.