E papritur! Ish i fuqishmi i Partise Demokratike merr postin e rëndësishëm në kabinetin Rama

TIRANË — Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Në vend të tij, pritet të emërohet Artur Papajani, një emër i njohur nga administrata e mëparshme e tatimeve.

Papajani ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve gjatë periudhës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Ndryshimi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, por burime bëjnë me dije se emërimi është i sigurt.

Ky rast i bashkëpunimit mes funksionarëve të Partisë Demokratike dhe qeverisë së Partisë Socialiste nuk është i pari. Kohët e fundit, raste të ngjashme janë vënë re me emërime në pozita kyçe. Shembull tjetër është Genc Deromaj, anëtar i Kryesisë së PD-së, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës, si dhe Blendi Sulaj, ish-anëtar i strukturave drejtuese të PD-së, i cili mori postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Këto lëvizje tregojnë një prirje të re në emërimet në administratën shtetërore, duke përfshirë edhe figura të opozitës.