Aktorja legjendare Claudia Cardinale, një nga ikonat më të mëdha të kinemasë europiane, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, pranë familjes së saj në Nemours, afër Parisit, ku jetonte prej vitesh.
Lajmin e konfirmoi agjenti i saj për agjencinë franceze AFP.
E lindur në Tunis, Cardinale u bë simbol i ekranit europian që nga vitet ’60, duke punuar me regjisorë të mëdhenj si Luchino Visconti, Federico Fellini, Sergio Leone, Richard Brooks dhe Henri Verneuil.
“Na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe frymëzuese, si në rrugëtimin e saj artistik, ashtu edhe si njeri,” deklaroi agjenti i saj, Laurent Savry.
Claudia Cardinale do të mbetet një simbol i elegancës dhe fuqisë femërore në kinemanë botërore, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e saj.