TIRANË-Një deklaratë e fortë është bërë këtë të enjte në studion e “Përputhen’. Një prej konkurrentëve, Kastrioti, ka pretenduar se ka meshkuj që i kanë shkruar në Instagram dhe i kanë ofruar para për të kaluar një natë me të, mes tyre edhe një prej deputetëve të Shqipërisë.
Konkurrenti nuk ka përmendur emër konkret, ndërsa ka deklaruar se për faktin që vishet ndryshe është paragjykuar për seksualitetin e tij.
“Më kanë ofruar para për të fjetur, një deputetet shqiptar më ka ofruar 100 mijë euro. Madje ka pasur oferta dhe nga prezantues dhe opinionistë, ata s’më kanë ofruar kaq para, por kanë kërkuar që të flenë me mua. Se ne çunat që vishemi pak ndryshe ose vendosim aksesor, paragjykohemi për seksualitetin tonë”, tha ai.
jë moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të programit të dashurisë, “Për’puthen”.
Kristi dhe Arlindi kanë bërë një batutë ofenduese ndaj saj, duke kënduar vargjet e një këngë greke, e cila mes të tjerash thotë: P*tana amnesia”.
Katerina u shpreh se u ndje keq dhe e ofenduar prej komenteve të djemve, duke thënë se Arlindi iu drejtua Rindit duke i thënë: “Kur do e marrësh në Zvicër”.
“Është luksoz, i madh?”/ Konkurrentja e “Për’puthen” në takim me 3 djem: Dua një mashkull gango, me lekë…
“Jam prekur shumë se u thanë disa llafe, nuk e di nëse ishin për shaka apo jo, por ishin disa batuta që në Greqi janë sharje, që nënvlerëson çdo femër. Në atë moment unë thjesht nuk fola, nuk doja të prishja atmosferën e takimit. Po është shumë e keqe për një femër të thonë ashtu që herën e parë që e shikojnë. Apo ‘kur do ta marrësh këtë në Zvicër’, pse pikërisht në Zvicër? Se aty e dimë pak a shumë se ça bëhet me femrat”, tha Katerina pas takimit me tre djemtë.
Ajo ka shtuar se nuk e ka pritur një moment të tillë, pasi nuk mund të flasë një person në atë mënyrë në televizion.