SPAK merr ‘dritën jeshile’ për pastrimin e Shqipërisë! Zbardhet mesazhi tr*nditës i Ambasadës për qeverinë

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, po zhvillon një tur vizitash në institucionet kyçe të drejtësisë, duke shënuar një ndryshim të qartë në strategjinë diplomatike amerikane ndaj Shqipërisë. Këto vizita, ndryshe nga takimet rutinë, po përcjellin një mesazh të drejtpërdrejtë: SHBA-ja e shikon Shqipërinë si pjesë të hartës së karteleve ndërkombëtare të drogës dhe po e zhvendos fokusin e bashkëpunimit nga qeveria te organet e drejtësisë penale.

Ky ndryshim i theksit vjen pas Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14157, të firmosur nga Presidenti Donald Trump, i cili e kategorizon trafikun e drogës si terrorizëm ndërkombëtar (FTO/SDGT). Ky urdhër nuk është thjesht një instrument ligjor, por një deklaratë lufte ndaj strukturave që përmes krimit ekonomik dhe pastrimit të parave kanë krijuar një sistem paralel pushteti.

Mesazhi i drejtpërdrejtë i VanHorn dhe pozicioni i SPAK

Vizita e VanHorn në zyrën e Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk u paraqit si një diskutim për reformën në drejtësi, por si një fokus mbi luftën kundër krimit të organizuar. Në një deklaratë të qartë, Ambasada Amerikane theksoi se “koordinimi efektiv me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste”.

Kjo retorikë u përforcua edhe në konferencën e OSBE-së, ku VanHorn theksoi se “kriminelët shqiptarë po bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine, kartele që Presidenti Trump i ka shpallur organizata terroriste.” Ky mesazh dëshmon një kuptim të thellë të situatës nga ana e SHBA-së, ku krimi i organizuar në Shqipëri nuk varet më vetëm nga trafiku i drogës, por edhe nga pastrimi i parave përmes projekteve publike.

Në këtë kontekst, takimi i VanHorn me kreun e SPAK, Altin Dumani, shihet si një sinjal i qartë se SPAK është partneri kryesor dhe i besuar i SHBA-së. Vizita e Dumanit në Uashington, ku u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump, konfirm on se SHBA-ja nuk do të kalojë më përmes qeverisë për të luftuar krimin, por do të punojë direkt me strukturat e drejtësisë penale.

Rreziku i “barazimit” të Shqipërisë me kartelet

Nëse deri dje Shqipëria shihej thjesht si një vend me probleme korrupsioni, sot ajo rrezikon të barazohet me kartelet e krimit që mund të bien nën sanksionet e Urdhrit Ekzekutiv 14157. Deklaratat e fundit të Departamentit të Shtetit, të cituara edhe nga gazeta SOT, ku theksohet se SHBA-ja do të punojë me Shqipërinë “për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave,” nuk janë një ftesë për bashkëpunim të barabartë, por një paralajmërim për “çmontim” të strukturave që mbështesin krimin.

SHBA-ja ka sinjalizuar se nëse Shqipëria nuk distancohet nga këto struktura, ajo do të trajtohet si pjesë e problemit, duke e zhveshur diplomacinë nga retorika e butë dhe duke e zëvendësuar me një qasje të bazuar në hetim, sanksione dhe çmontim.