Tr*gjedi/ Pësoi dëmtim h*rror në fushë, ndërron jetë futbollisti i madh boteror

Tragjedi në futbollin anglez! Ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Billi Vigar, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një dëmtimi të rëndë në tru.

Futbollisti i Chichester Sitit pësoi lëndimin fatal të shtunën, gjatë një ndeshjeje të kategorisë së shtatë angleze kundër Wingate & Finchley, kur u përplas me një mur betoni teksa përpiqej të mbante topin në lojë.

Pas incidentit, Vigar u dërgua menjëherë në spital, ku u vendos në koma të induktuar. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e martë për të ndihmuar në rikuperim, por fatkeqësisht ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes.

Klubi i tij konfirmoi lajmin e hidhur, ndërsa bota e futbollit anglez është tronditur nga kjo humbje e parakohshme.

PANORAMASPORT.AL