Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë ku viktimë ka mbetur vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”.
Aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Qungur të komunës së Pejës ku viktimë mbeti shtetasi Eldion Kelmendi.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti u përplas me një motor (4 gomsh) duke rezultuar fatal për jetën e Eldion Kelmendit (vëllai i Gjestit).
“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK” njofton policia e Kosovës.
Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.
Kujtojmë që Gjesti është një emër i njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri pasi artisi i njohur është fituesi i edicionit të katërt Big Brother VIP Albania, pasi me çiltërsinë e tij, Besart Kelmendi arriti të fitonte “zemrat” e publikut.