Vr u biznesmenin italian! Kush eshte Nipi i Gramoz Rucit qe askush nuk guxoi ta prekte

Vrasja e shtetasit italian Edoardo Sarchi në zonën e Salarisë, ku si autor i dyshuar është identifikuar Gazmend Braçe, ka rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2019, në ambientet e Spitalit të Fierit.

Asokohe, Gazmend Braçe u përfshi në një përleshje të armatosur mes familjeve Braçe dhe Zhapaj, ku mbetën të plagosur pesë persona. Ngjarja ndodhi brenda një institucioni shtetëror, por policia tentoi të minimizonte shqetësimin e qytetarëve.

Para 6 vitesh sipas një denoncimi të bërë nga një qytetar për JOQ Albania, autoritetet kanë fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë si brenda spitalit, ashtu edhe në një lokal në Levan ku dyshohet se nisi konflikti i përgjakshëm.

Në dëshminë e tij, qytetari pretendonte se arma e zjarrit u vetlëshua nga një efektiv policie, duke i krijuar mundësi Gazmend Braçes dhe një personi tjetër, Danielit, të qëllonin mbi vëllezërit Zhapaj. Po sipas këtij burimi, autorët e fisit Braçe janë liruar menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja e vitit 2019 nuk ishte e para për Gazmend Braçen. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar se ai është i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, teksa theksohet se është i mbrojtur sepse është djali i nipit të ish kryetarit të Kuvendit, socialistit Gramoz Ruçi.

*Në foto Aleksandër Zhapa që u plagos në ngjarjen e 31 gushtit 2019 nga Braçe

Policia ka marrë në pyetje dy persona, Eqerem Braçe dhe djali i tij, Gazment Braçe. Eqerem Braçe është ortak i viktimës në fabrikën e tullave dhe në dëshminë e tij, ka pohuar se se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre…

Biznemeni 44-vjeçar Edoardo Sarchi u gjet i vrarë në orët e para të së shtunës, në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë.

Sarchi prej 20 vitesh jetonte në Tiranë dhe kishte një fabrikë tullash, ndërsa nga raportimet ai ishte i apasionuar edhe me gjuetinë. Kjo mendohet se ishte arsyeja që 44-vjeçari Italian kishte ndërmarrë udhëtimin drejt Tepelenës, atje ku edhe u gjet i pajetë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, e cila për orë të tëra ishte mbështjellë me një mister, për shkak edhe të dëshmive që u dhanë nga një prej personave që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Fillimisht u tha se ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Policia në një njoftim paraprak mbi ngjarjen tha se kishte gjetur trupin e pajetë të 44-vjeçarit Sarchi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Por referuar raportimeve, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar një tjetër detaj: viktima kishte një plagë në kokë, por jo me armë zjarri, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.

Kjo ekspertizë duket se rrëzon të gjitha dyshimet e mëparshme, se ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri, nga një tjetër automjet që ishte në lëvizje. Dhe vëmendja e grupit hetimor duket se është përqëndruar pikërisht në pistën e vrasjes për shkak të konflikteve lidhur me pronësinë e fabrikës, ose të lidhura me të.

Policia ka marrë në pyetje dy persona, Eqerem Braçe dhe djali i tij, Gazment Braçe. Eqerem Braçe është ortak i viktimës në fabrikën e tullave dhe në dëshminë e tij, ka pohuar se se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ai ka tentuar të japë ndihmën e parë duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë. Sipas tij, autori është larguar në errësirë dhe nuk është identifikuar.

Ata kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes me dy makina, një Land Rover dhe një Volksëagen, të cilat u gjetën nga policia në vendngjarje.

Biznesmeni ndodhej në një nga automjetet në momentin e incidentit. Policia shpalli në kërkim djalin e Eqeremit, Gazmendin, i cili u arrit të kapej disa orë pas ngjarjes. Ai është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij.

Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.