Pazari i pisët, ja si Berisha dhe Rama i mb llën gojën te gjitheve për darkën Olsi Rama-Arjan Ndoja me b ndat

Një video që mund të kishte tronditur skenën politike dhe të nxirrte zbuluar lidhjet e errëta midis politikës dhe krimit nuk u publikua nga asnjë nga mediat kryesore në Shqipëri. Televizione dhe portale, qofshin ato të lidhura me opozitën apo me Partinë Socialiste, i mbyllën sytë dhe veshët. Heshtja kolektive e mediave mbi këtë material provon se një pjesë e sistemit mediatik është efektivisht nën kontroll nga Rama dhe Berisha. Gazeta SOT, disa ditë më parë, nxori në pah detaje të pazareve të fshehta midis PD-së së Sali Berishës dhe PS-së së  Edi Ramës, duke treguar se politika dhe krimi i organizuar shpesh bashkëpunojnë në mënyrë të hapur, por konfidenciale.

Në videon që nuk u publikua nga mediat kryesore, shihej qartë një darkë e zhvilluar në një dhomë të mbyllur, tradicionale, ku marrin pjesë figura të larta politike dhe persona të dyshuar për lidhje kriminale. Në këtë darkë ishin të pranishëm, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ish-prokurori të cilit ju bë atentat me eksponentin e krimit, “Rumi i Shijakut”, (Aleksandër Laho) dhe persona të dyshuar se i përkasin organizatës “Troplini” të cilët tashmë janë goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si një organizatë e madhe kriminale.

Ndërkohë që Sali Berisha trullos çdo ditë demokratët me klithma kundër “Ramaduros” dhe “Narkoshtetit”, ish-prokurori, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i djalit të tij, Shkëlzen Berisha, i cili e futi deputet të sigurt, na del si bashkëpunëtor i vëllait të kryeministrit, i cili akuzohet nga Berisha si i lidhur me organizatat e kokainës, që nga historia e Laboratorit të kokainës në Xibrakë. Heshtja e mediave mbi këtë ngjarje nuk është thjesht një gabim profesional, por një pjesë e këtij pazari të madh. Ajo tregon se sa e thellë është rrjeta e lidhjeve të interesit, ku informacioni i rëndësishëm nuk shkon te publiku, por mbahet i fshehtë nga ata që kanë fuqinë të ndikojnë dhe të censurojnë.

Pazaret Rama-Berisha

Edhe njeriu më “naiv” kupton qartë se mes dyshes Rama-Berisha ka patur pazare që qëndrojnë dhe tani. Marrëveshja e tyre e heshtur politike i ka fillesat zyrtarisht që nga viti 2005, kur kreu i qeverisë shqiptare erdhi në krye të Partisë Socialiste. Ky pakt ende vazhdon dhe tani Rama në pozitën e tij të vështirë që ndodhet së fundmi, duke përmendur skandalet që i kanë plasur dhe presionin ndaj SPAK, i ka varur shpresat e mbijetesës duke bashkëpunuar me kreun e PD për t’i shpëtuar ciklonit të drejtësisë së re. Gërdeci 2008 – Më 15 mars, shpërthimi në depot e municioneve mori jetën e 26 personave.

Ndërkohë që vendi po kalonte tragjedinë, Edi Rama u shfaq pranë Sali Berishës në Spitalin Ushtarak, duke treguar një mbështetje të qartë, pavarësisht se më parë kishte qenë kritik i tij. Mesazhi ishte i kuptueshëm: bashkëpunimi mbipushtet dhe impuniteti ndaj krimeve. Dekadat pas Gërdecit treguan një mungesë veprimi nga Rama për ndëshkimin e Berishës, ndërsa SPAK nisi hetimet vetëm shumë vite më vonë kur u futën në lojë amerikanët dhe ua hoqën nga duart ndikimin në drejtësi. Marrëveshja e 2008 – Mesnatën e 21 prillit 2008, Berisha dhe Rama bënë një pazar për ndryshimin e Nenit 68 të Kushtetutës, duke dhënë kontroll të plotë mbi zgjedhjen e deputetëve në duart e kryetarëve të partive. Kjo manovër anti-parlamentare, e miratuar me votim në Kuvend për vetëm 6 minuta, vulosi sundimin personal të dy liderëve dhe kthimin e institucioneve në “kulla private të pazareve”. Masakra e 21 Janarit – Vrasja e katër protestuesve para Kryeministrisë, e hetuar vetëm pas ndërhyrjes së Strasburgut, tregoi paaftësinë e Ramës për të ndëshkuar autorët.

SPAK po vepron tani me ritme të shpejta për të zbardhur përgjegjësit. Rama i jep vulën Berishës – Pazaret nuk janë vetëm për interes ekonomik, por edhe politik: ndihma e Ramës për Berishën dhe Meta-n për të goditur Lulzim Bashën tregon se aleanca e fshehtë funksionon për të ruajtur pushtetin dhe për të kontrolluar PD-në. Mali i Tiranës, Kulla 64 katëshe dhe amnistia penale – Pazaret përfshijnë gjithashtu prona dhe ndihma për oligarkë, përfitime milionëshe nga tendera dhe ligji i amnistisë që favorizoi rreth 100 persona të dënuar nga SPAK për korrupsion dhe krim të organizuar. Asgjësimi i SPAK – Planifikimet e Ramës dhe Berishës për të kontrolluar organet kushtetuese dhe për të ndërhyrë në reformën në drejtësi, janë një tjetër dëshmi e pazareve të tyre për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e përbashkëta, pavarësisht mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe presionit të SHBA-ve.