Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas burimeve, një shtetas në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij, burrin e motrës, duke e plagosur.
Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit, si dhe identiteti i personave të përfshirë në konflikt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.
Lajme te tjera:
Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi, ndërroi jetë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.
Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht i moshuari humbi jetën .
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.