Luiz Ejlli i tr nditur ben veprimin e forte pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë: Une ty nuk te njoh por

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Luizi, duke iu drejtuar Gjestit, shprehu ngushëllimet e tij, edhe pse ata nuk njihen personalisht.

“Gjest, edhe pse bashke nuk njihemi personalisht, lajmi i sotem eshte i rende dhe prek kedo qe e degjon,” shkroi ai.

Ai i uroi forcë dhe durim Gjestit dhe gjithë familjes Kelmendi në këtë periudhë të vështirë, duke shtuar:

“Kujtimet e bukura te Eldionit, qofshin ngushellim e drite ne ditet qe vijne.”

 

 

Ky mesazh i Luizit është pritur me shumë respekt nga publiku, duke u bërë pjesë e reagimeve të shumta nga figura publike pas humbjes së Eldionit.

Pas aksidentit tragjik me motor në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar edhe kolegu i tij, Don Xhoni.Reperi shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi, duke u lutur që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

 

 

Si shenjë respekti dhe solidarizimi me kolegun e tij, Don Xhoni mori një vendim të papritur.
Ai njoftoi se ka shtyrë publikimin e këngës së tij të re, e cila ishte planifikuar të dilte sot.

 

 

Projekti muzikor do të publikohet nesër (të shtunën) në orën 18:00. Ky veprim tregon se tragjedia e ka prekur thellë komunitetin e artistëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qungur, ku Eldioni ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Hetimet e policisë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.