Në Pejë u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident.
monia u zhvillua në orën 17:00 dhe të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë figura publike, të cilët i qëndruan pranë Gjesti në këtë moment të vështirë.
Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje familjes Kelmendi.
Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të BigBrother Vip, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.
Në fotot e publikuar në rrjetet sociale shihet këngëtari me lot në sy duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.
Top Channel