Tr ondit G-Bani, i thote Jozit të mos shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit per nje arsye qe

Një prej tyre erdhi nga Joz Marku, i cili ndonëse kishte pasur përplasje me Gjestin gjatë “Big Brother VIP Albania”, shprehu dhimbjen përmes një postimi në rrjete sociale.

G-Bani ka folur në një lidhje telefonike për Klan Kosova rreth reagimit të mikut të tij, Joz Markut, ku tha se “Jozi ka shpirt dhe ka zemër.” Ai shtoi se miku i tij e kishte bërë postimin sepse e kishte ndjerë dhimbjen.

Megjithatë, G-Bani sqaroi se nuk do ta kishte këshilluar Jozin të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.

“A me e këshillu me qenë te varrimi? Jo, nuk do ta këshilloja të kishte qenë te varrimi sepse jemi persona mediatikë dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë, duhet t’i jepet vëmendje atij djali që ka humbur jetën”, arsyetoi G-Bani

Lajmi tragjik për humbjen e jetës së Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti (Besart Kelmendi), në një aksident në Pejë, ka tronditur publikun dhe ka nxitur reagime të shumta.

Në mesazhet e ngushëllimit të dërguara nga personazhet publikë, Neda Balluku ka bërë një gafë.

Përmes një postimi në Instagram, Neda i ngatërroi emrat vëllezërve, duke i dërguar ngushëllime Besartit (Gjestit), por duke përmendur emrin e tij në lutjen për të ndjerin.

Zoti e pastë Besartin pranë vetes dhe ja lehtësoftë dhimbjen e padurueshme zemrës së nënës e babait, Gjestit dhe motrës së tij,” shkroi Balluku, ndërkohë që emri i viktimës ishte Eldion.

Pavarësisht gafës, mesazhi i saj shprehu dhimbje të thellë për tragjedinë që ka goditur familjen Kelmendi.