Arr*stohet në mes të Tiranës doktori njohur! E pabesueshme cfare i beri gazetares s*ksi, “kurthi” që ajo i ngriti së bashku me Policinë

Behar Kamberi, një mjek nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë shqiptare pasi akuzohet se ka përndjekur moderatoren sportive, Albana Bejko.

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur Bejkon. Ai është parë nga kjo e fundit disa herë pranë shtëpisë së saj, gjë e cila e ka shqetësuar dhe është detyruar që të marrë masa të mëtejshme.

Mësohet se ka qenë vetë moderatorja ajo e cila ia ka përgatitur “kurthin”, duke e ftuar në një takim në zonën e Tiranës. Sapo mjeku ka shkuar në vendin e paracaktuar nga Bejko, është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr.2 në kryeqytet.

Aktualisht ai ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza” dhe akuzohet për veprën penale të përndjekjes. Lidhur me këtë arrestim nuk ka një reagim nga policia, ndërkohë vlen të theksohet se hetimet janë duke vijuar me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sondazh