Prania e figurave publike në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka shkaktuar kritika për kthimin e dhimbjes në spektakël, dhe një incident i tillë ka ndodhur edhe në media.
Moderatorja e emisionit “Weekend” në Klan Kosova i ka bërë një pyetje të turpshme një ish-banori të “Big Brother VIP Kosova”, Burimit, gjatë një lidhjeje telefonike.
Moderatorja u fokusua te raporti i Gjestit me ish-partneren e tij, Egli Tako, e cila ishte e pranishme në varrim. Ajo e pyeti ish-banorin, duke iu referuar momentit të ngushëllimit: “Me aq sa pamë ishte një përqafim i ftohtë ai mes Eglit dhe Gjestit pavarësisht se ajo kishte marrë rrugën nga Shqipëria për ta ngushëlluar”.
Kjo pyetje ka shkaktuar indinjatë, pasi theksi vihej te natyra e një përqafimi në një moment tepër të rëndë për Gjestin, i cili sapo kishte humbur vëllain.